Përballja e sotme mes Realit të Madridit dhe Valencias ka përfunduar me protesta të mëdha. Rezultati ishte në baraspeshë 2-2, kur Bellinghemi e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 99. Por nuk do të kishte festë fitoreje për “të bardhët”.
Arsyeja? Arbitri kishte vërshëllyer tre herë për të njoftuar përfundimin e lojës, teksa topi ishte ende në ajër dhe nuk ishte goditur nga mesfushori anglez.
Lojtarët e Realit të Madridit kanë rrethuar menjëherë Gil Manxanon për t’i kërkuar llogari. Megjithatë, arbitri spanjoll ishte i vendosur në verdiktin e tij.
Bellingahmi nuk e ka kursyer fjalorin karshi Manxanoz, çka bëri që ky i fundit t’i tregonte kartonin e kuq.