Flamur Noka është përplasur me tone të ashpra me gazetarin Arbër Hitaj në studion e emisionit “Open” në News24.
Teksa temë e debatit kryesor ishte Sali Berisha, diskutimi ka kaluar te arsimimi i Nokës, me gazetarin që e ka cilësuar demokratin si “doktor të dështuar”.
Noka është përgjigjur duke e quajtur Hitajn si “hajdut të inceneratorëve”.
Hitaj ka vijuar duke e pyetur Nokën se si e ka blerë shtëpinë në hyrje të liqenit, të cilën sipas tij e ka deklaruar vetëm 100 mijë euro përkundër vlerës prej 1 milionë eurosh, ndërsa shtoi se deputeti i PD “ka frikë nga SPAK”.
Noka ka replikuar më tej duke i thënë gazetarit se nuk merret me “këta të inceneratorëve”.
Pjesë nga debati:
Hitaj: Me SHBA që ju ndihmoi për NATO jeni prishur.
Noka: E shoh që ju djeg shumë, sepse Sali Berisha…
Hitaj: Doktor Noka ju nuk e dini cfarë thoni.
Noka: O mister inceneratori, se ke krijuar shoqatë…
Hitaj: Doktor të lutem, do flasim seriozisht apo jo?
Noka: Rri aty, dëgjo tani.
Hitaj: Roli i të zgjuarit nuk ju shkon. Keni probleme me edukimin dhe arsimimin. Duket qartazi.
Noka: Sa shkollë kam unë… Ti ke lekë inceneratori po.
Hitaj: Me zor keni mbaruar universitetin. Ke më shumë shkollë se keni ngelur. Keni shumë. Unë e kam mbaruar brenda shkollës.
Noka: O hajdut inceneratori! O hajdut!
Hitaj: Shtëpinë me çfarë e ke blerë zotëri? Ke gënjyer për shtëpinë
Noka: Shko gjeje.
Hitaj: 1 milionë euro shtëpi e ke deklaruar 100 mijë euro, me cfarë e ke blerë?
Noka: 2.5 milionë, thuaji Carlos.
Hitaj: Ke frikë nga SPAK-u.
Noka: O hajdut i inceneratorëve dëgjo. Nuk merrem unë me këta të inceneratorëve.