osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

VIDEO/ Ankesa te “Bashkëqeverisja”/ Qytetari nga Tirana rimbursohet për mbifaturimin e gabuar të energjisë elektrike nga OSHEE

VIDEO/ Ankesa te “Bashkëqeverisja”/ Qytetari nga Tirana rimbursohet për mbifaturimin e gabuar të energjisë elektrike nga OSHEE

Një mbifaturim i gabuar me kosto financiare për një qytetar nga Tirana është konstatuar nga ana e Bashkëqeverisjes, pas ankesës së vetë qytetarit në platformën shqipëriaqëduam.al.

Në rubrikën e intervistave në ERTV, Koordinatorja e Ministrisë së Energjisë Juneta Dumi ka treguar se si u zgjidh problemi i qyetarit, duke nxjerrë para përgjegjësisë edhe personave që kryhen mbifaturimin e padrejtë.

“Qëndron fakti që qytetari është faturuar gabim. Kjo si pasojë e leximit të gabuar nga ana e punonjësit të OSHEE, e cila në këtë rast, le të themi ka penalizuar qyetetarin, por mund të ndodhte dhe e kundërta, mund të ndodhte që ky regjistrim i të dhënave mund të ishte në dëm të OSSHE. Megjithatë menjëherë nga ana e OSHEE u morën masat përkatëse që kishin të bënin me përcaktimin e personave përgjegjës nga njëra anë, dhe nga ana tjetër me të gjitha procedurat q ëu ndoëqën për rimbursimin e faturave të cilat rezultonin të mbifaturuara”, tha Dumi.

Koordinatorja theksoi se në filozofinë e punës së Bashkëqeverisjes është trajtimi në mënyrë të barabartë dhe me dinjitet i qytetarëve shqiptarë nga ana e administratës shtetërore.

INTERVISTA E PLOTË:

Gazetari – Znj Dumi si koordinatore e Bashkëqeverisjes për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, më shuani një kuriozitet ju lutem, a vijojnë të mbetet një shqetësim madhor për qytetarët mbifaturimet e enegjisë elektrike?
Juneta Dumi – Përshëndetje, ju falenderoj për ftesën. Aktualisht çështjet e hapura nga qytetarët në platformën Shqipëria që Duam, në adresë të OSHEE-s, përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të të gjithë kërkesave që vijnë në adresë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Kryesisht këto ankesa kanë të bëjnë me shërbimin ndaj qytetarëve dhe në qoftë se ne i kategorizojmë sipas problematikave, një vend të rëndësishëm zënë pa dyshim, kërkesat e qytetarëve që kanë të bëjnë me faturimet e gabuara, me vonesat për lidhjet e reja, me problematikat që kanë të bëjnë me amortizimin e rrjetit në zona të caktuara apo edhe kërkesa të tilla punëkërkuese.
Çështja që ju sapo përmendët që ka të bëjë me mbifaturimet është sensitive për arsye se prek në mëyrë të drejtpërdrejtë qyetatarin dhe është e shoqëruar edhe me një dëm ekonomik, me një dëm monetar dhe si e tillë, këto kërkesa janë më të shpeshta në platformën e bashkëqeverisjes.
Për ta konkretizuar më lejoni të ndaj me ju një rast i cili ka ardhur në platformën e bashkëqeverisjes dhe është zgjidhur përmes zyrës së bashkëqeverisjes. Është rasti i një mbifaturimi, një qytetar nga Tirana ankohej në muajin Mars për mbifaturime të pretenduara në muajin nëntor, Dhjetor të vitit 2017, dhe Janar të vitit 2018. Ankesa erdhi përmes Zyrës së Bashkëqeverisjes dhe u transmetua menjëherë te Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Pas verifikimeve të kryera u konstatua që qytetari kishte të drejtë, pra kishte një mbifaturim për periudhën në të cilën ai pretendonte.
Gazetari – Ishte një mbifaturim i qëllimshëm apo kishte një gabim gjatë matjes?
Juneta Dumi – Qëndron fakti që qytetari është faturuar gabim. Kjo si pasojë e leximit të gabuar nga ana e punonjësit të OSHEE, e cila në këtë rast, le të themi ka penalizuar qyetetarin, por mund të ndodhte dhe e kundërta, mund të ndodhte që ky regjistrim i të dhënave mund të ishte në dëm të OSSHE. Megjithatë menjëherë nga ana e OSHEE u morën masat përkatëse që kishin të bënin me përcaktimin e personave përgjegjës nga njëra anë, dhe nga ana tjetër me të gjitha procedurat q ëu ndoëqën për rimbursimin e faturave të cilat rezultonin të mbifaturuara.
Gazetari – Cilado qoftë shuma e mbifaturimit për qytetarin ju e thatë që ka pasur një kosto ekonomike për qytetarin, si kish pritur ai këtë mbifaturim?
Juneta Dumi – Kuptohet shqetësimi i qytetarit në ankesën që ai kishte dërguar në platformën e bashkëqeverisjes, ku së bashku me materialet për trajtimin e ankesës, të cilat janë me të vërtetë të rëndësishme në punën tonë, ai gjitahstu shprehej që ishte një pagues i rregullt i energjisë elektrike nga njëra anë si dhe deklaronte që nuk kishte pasur shtim të konsumit të energjisë për periudhën për të cilën ai ankohej.
Gazetari – Me siguri më shumë sesa shuma e fryrë e mbifaturimit qytetarin duhet ta ketë indinjuar veprimi sepse edhe gabimisht është një lloj padrejtësie apo jo?
Juneta Dumi – Padyshim që përgjatë punës sonë në Zyrën e Bashkëqeverisjes ne ndeshemi me fenomene të tilla ku qytetarët kërkojnë që të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe sa më dinjitoze dhe të marrin shërbimine merituar nga administrata por përpos këtyre ne kemi edhe shumë falenderime në rastet ku qytetarët marrin një përgjigje në lidhje me shqetësimet e tyre.
Gazetari – Çfarë ndodhi më pas a mbajti dikush përgjegjësi?
Juneta Dumi – Patjetër OSHEE mori masa të menjëhershme për largimin e lexuesit nga puna njëkohësisht u rimbursua edhe vlera e cila ishte caktuar si vlerë abuzive në faturat respektive për të cilat qytetari ankohej.
Gazetari – Dhe si e priti qytetari lajmin e rimbursimit?
Juneta Dumi – Qytetari ka falenderuar përmes platformës së bashkëqeverisjes në lidhje me ofrimin e këtij shërbimi në një kohë kaq të shpejtë. Çështja duhet të theksoj s eu zgjidh brend anjë jave.
Gazetari – A është OSHEE-ja sektori më problematik që ju mbuloni lidhur me problematikat që vijnë nga qytetarët? Sa përqind e ankesave që vijnë te ju, i adresohen OSHEE-së?
Juneta Dumi – Aktualisht numri i çështjeve të ardhura në Ministrinë e Infrastukturës dhe Energjisë është 623 çështje të cilat karakterizohen sipas përmbajtjes së platformës në kërkesa, në ankesa, në nisma në fjala ime e kështu me radhë. Peshën më të madhe specifike të këtyre ankesave e mban OSHEE-ja me 60% të tyre. Pastaj me radhë vijnë sektorë të tjerë. Është sektori i transportit dhe kryesisht transportit rrugor, por kemi pasur edhe raste të transportit ajror, detar dhe atij hekurudhor. Pastaj duhet të përmendim licencat që edhe këto kanë marrë një vëmendje të konsiderueshme nga zyra e bashkëqeverisjes pë të vazhduar më tej me kërkesat që ka pasur komuniteti kryesisht për ndërtimin e veprave publike apo në ndërhyrjen për mirëmbajtjen e tyre.
Gazetari – A keni vërejtur ju ndonjë rritje të përgjegjësisë nga ana e institucioneve publike pas fillimit të punës nga platforma e bashkëqeverisjes?
Juneta Dumi – Padyshim që institucionet publike janë tashmë më të përgjegjshme, nga fillimi i funksionimit të platformës më 6 Tteor të vitit të kaluar e deri më tani janë marrë masa konkrete. Gjithmonë e më shumë po kërkohet dhe po i mëshohet faktit që përgjigjet të cilat vijnë nga institucionet të jenë përgjigje ezauruese dhe të konkludojnë në zgjidhjen e çështjes, apo problematikës së qytetarit.
Gazetari – Znj Dumi duke shpresuar që bashkëpunimi ndër institucional dhe përgjegjësia të rritet edhe më tej unë ju falenderoj që ishit në ERTV.
Juneta Dumi – Ju falenderoj edhe unë./Lexo.al