Albin Kurti duket se po vepron me qëllim të qartë, për prishjen e aleancës së Kosovës me SHBA-në.
Ai e ka thënë qartë që në vitin 2016, gjatë një interviste, se Kosova nuk ka më nevojë për aleancën me SHBA.
“Aleanca që ka vendi ynë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e cekët edhe e ngushtë. Është aleancë për të kaluarën, është aleancë për intervenimin e NATO-s që ka ndodhur para 17 vjetësh dhe është aleancë për shpalljen e pavarësisë, që ka ndodhur para 8 vjetëve, dhe është aleancë për njohjet ndërkombëtare. Nuk është aleancë për të ardhmen, nuk është aleancë e thellë, nuk është aleancë e gjerë”, shprehej Kurti.
“Nuk është aleancë për kombëtarizimin e shtetit, por për ndërkombëtarizimin e shtetit, thuajse jemi në vitet 90-ta. Kosova ka nevojë për konsolidim të brendshëm e jo vetëm për pranime nga jashtë”, shtoi Kurti.
Pra me sa duket, e gjitha kjo që po ndodh, nuk është një tekë e momentit e Albin Kurtit, por një strategji e qartë që kur ka qenë në opozitë.