Në serialin historik të konsideruar si më të ndjekurin në botë “Sulejmani i Madhërishëm”, janë dy aktorë që kanë pranuar origjinën shqiptare.
Pas Halit Ergenç, i cili luan rolin kryesor në këtë serial, në një intervistë të realizuar pak ditë më parë aktorja Pelin Karahan, ka pranuar se me origjinë është shqiptare.
“Unë jam lindur dhe rritur në Ankara, por jam me rrënjë shqiptare nga ana e gjyshes”, ka deklaruar ajo.
Pas kësaj, moderatori i emisionit thotë se edhe gruaja e tij është shqiptare, ndërsa flet edhe për shqiptarët duke përmendur edhe termin Iliria
“Edhe gruaja ime është shqiptare” tregon ai. Pyetjes së një të ftuari se a është e vërtetë shprehja turke “kokë shqiptari” (në përkthimin e kësaj videoje shkruhet “këmbëngulës” por fjala në turqisht ka kuptimin që me shqiptarët nuk meresh kollaj vesh.
Moderatori përgjigjet;
“Pak… Shqiptarët janë shumë të drejtë. Janë të vendosur. Sidomos gratë janë shumë të besueshme”.