Besiktas dhe Athletic Bilbao luajnë për raundin e shtatë në grupet e Europa League. Turqit kaluan në epërsi pas 17 minutave lojë, me shqiptarët që kanë bërë protagonistin.
Një aksion i nisur mirë nga Ernest Muçi, udhëheqja e tij dhe pasimi te Silva, bëri që me thëmbër topi të dilte për Milot Rashicën. Sulmuesi i Kosovës nga jashtë zone realizoi një perlë, teksa i gjithë aksioni është një manual futbolli.
Trajneri i ri Solskjaer vendosi t’i hedhë të dy shqiptarët nga minuta e parë dhe duket se nuk e ka pasur gabim, pasi janë pika referimi në sulmin e ekipit turk.