Një aeroplan me 181 pasagjerë është përplasur me një mur teksa po bënte ulje emergjente në aeroportin Muan në Korenë Jugperëndimore. Vetëm dy persona, një burrë dhe një grua, anëtarë të ekuipazhit, arritën të nxirren të gjallë, ndonëse të plagosur rëndë, ndërsa 179 të tjerë janë gjetur të pajetë.
Videot e transmetuara në rrjete sociale tregojnë avionin Boeing duke bërë ulje, me rrotat poshtë dhe tym që del nga motorët. Më pas godet një mur dhe shpërthen në zjarr.
Video: