Artan Hoxha ka ndarë para disa kohësh një video të përplasjes së tij ‘live’ me ish-kryeministrin Sali Berisha në shkurt të viti 2018.
Gjatë ndërhyrjes “live” me telefon në emision, Berisha e ka quajtur gënjeshtar e vrasës gazetarin, Hoxha. Debati degradoi më shmë me akuza dhe kundër akuza të ashpra midis tyre.
Gjatë emisionit gazetari, Hoxha deklaroi se marrëveshja e detit me Greqinë e vitit 2009 është jo transparante dhe ka bërë thirrje që Prokuroria të nisë urgjentisht hetimet për deklaratat e Berishës se një nga emrat e propozuar si negociator në diskutimet për marrëveshjen e “Detit” më Greqinë është spiun.
Akuza të forta për shpifje dhe gënjeshtra janë lëshuar nga të dyja palët e nuk kanë munguar akuzat e forta për implikime në krime dhe vrasje. Hoxha tha se Berisha vrau Azem Hajdarin dhe u shpreh se do të jetë aty për të bërë kronikën e arrestimit të tij si Pinoceti, 85 vjeç në burg. Berisha i është përgjigjur këtyre deklaratave duke u shprehur se gazetari është bashkëpunëtor i Haklajve.
Nisur nga vendimi i DASH për ta shpallur non-grata Sali Berishën dhe familjen e tij, Hoxha i kujton edhe një herë deklaratën: “Si Pinoçeti, 85 vjeç me barrele në burg do shkosh”….
Postimi i plotë:
Endra jane, ben vaki dhe dalin…
“Si Pinoçeti, 85 vjeç me barrele në burg do shkosh”….
Si eshte ajo batuta te “Kumbari” para se te te ekzekutojne:
“Asgje personale, eshte thjeshte çeshtje pune…”