osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

VIDEO/ 22 mijë tifozë nuk mjaftojnë, Italia fiton me përmbysje në Tiranë me Shqipërinë në miqësoren e luksit! 4 gola vendosin ndeshjen

VIDEO/ 22 mijë tifozë nuk mjaftojnë, Italia fiton me përmbysje në Tiranë me Shqipërinë në miqësoren e luksit! 4 gola vendosin ndeshjen

Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi 1-3 në miqësoren e luksit kundër Italisë në “Air Albania”. Kuqezinjtë e Edy Rejas kaluan të parët në avantazh me Ismajlin në minutën e 16. Pas një krosimi nga Bajrami në zhvillimet e një goditje dënimi, mbrojtësi kuqezi shënoi me kokë një gol vërtet të bukur. Miqtë përmbysën shpejt ndeshjen me Di Lorenzo në minutën e 20 dhe dopietën e Grifo në minutat 25 dhe 64. Në këtë duel u godit edhe katër herë shtylla, dy herë nga kombëtarja kuqezi dhe dy herë nga miqtë.

Edy Reja: Duhet të shënonim edhe një gol! E ardhmja? Do mësoj shqipen

22 mijë zemra kuqezi në stadium nuk i mjaftuan lojtarëve në fushë për të marrë një rezultat të mirë, me tanët që kanë qenë të pafat duke zhvilluar një ndeshje të denjë ndaj katër herë kampioneve të Botës dhe kampionëve të Europës në fuqi.

Në gjashtë përballjet mes dy kombëtareve, goli i Ismajlit ishte i pari që Shqipëria i shënon Italisë. Në këtë sfidë Broja doli i dëmtuar pas 50 minutash lojë, me stafin që nuk deshi të rrezikonte. Për tanët minuta në fundin e ndeshjes mori edhe Skuka, duke i zënë vendin Uzunit. Trajneri Reja në pjesën e dytë hodhi në fushë edhe Roshin, Ardjan Bajramin, Asllanin, Ramadanin dhe Laçin.

Te Italia mori minuta edhe Chiesa, që vjen nga një dëmtim i gjatë prej 9 muajsh te Juventus. Pas tre ditësh Shqipëria luan sërish një tjetër miqësore në “Air Albania”, këtë herë kundër Armenisë.Te Italia trajneri Mancini aktivizoi në fund edhe Simone Pafundin, mesfushorin 16 vjeçar të Udineses që vendos rekord te të kaltrit me futjen në fushë, duke u bërë lojtari më i ri që luan.

Formacionet startuese:

Shqipëria (3-5-2): Berisha, Ismajli, Lenjani, Mihaj, Kumbulla, Hysaj, Abrashi, Bare, Bajrami, Uzuni, Broja Trajner: Edy Reja

Italia (3-4-3): Meret, Bastoni, Bonucci, Scalvini, Di Lorenzo, Tonali, Verratti, Dimarco, Grifo, Zaniolo, Raspadori Trajner: Roberto Mancini