osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Vetvendosje” reagon për marrëveshjen e detit: Mitsotakis dhe Dendias nxorrën zbuluar tentativën e Ramës për tradhti kombëtare

“Vetvendosje” reagon për marrëveshjen e detit: Mitsotakis dhe Dendias nxorrën zbuluar tentativën e Ramës për tradhti kombëtare

Pas intervistës së ministrit të Jashtëm grek ditën e sotme ku foli për takimin dhe marrëveshjen e arritur para disa ditësh në Tiranë, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri referuar çështjes së detit me Greqinë dhe deklaratave të politikanëve grekë.

Situata e COVID-19, Frankfurti merr vendimin e menjëhershëm për tregjet e famshme të Krishtlindjeve, teksa rastet e reja shtohen, ja çfarë po ndodh.

Lëvizja Vetëvendosja thekson se arsyeja që Greqia ka pëzgjedhur GjND-në, është për të çuar para politikat e saj ekspansioniste, sepse GjND-ja ka kompetenca të kufizuara në bazë të vullnetit të palëve (shteteve) që i drejtojnë pyetje.

VV-ja shton se Gjykata nuk mund të trajtojë asnjë çështje/pyetje për të cilën nuk janë dakorduar paraprakisht të dyja palët. Kjo sipas VV-së është tentativë e Ramës për tradhti kombëtare.

STATUSI I PLOTË

Më 25 tetor 2020, në Parlamentin Grek, Kryeministri Mitsotakis, deklaroi se Greqia do depozitojë një herë në OKB zgjerimin nga 6 në 12 milje detare (md) në Detin Jon, pastaj bashkë me Shqipërinë do t’i referohen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) në Hagë për të përcaktuar zonat ekskluzive ekonomike. Për këto ai tha se “ka një marrëveshje në parim me Shqipërinë”. Ministri i Jashtëm grek, Dendias, po dje, sqaroi të njëjtën gjë në një intervistë për gazetën “Real Neës”. Këto dy deklarata nxjerrin zbuluar strategjinë ekspansioniste të Greqisë dhe kolaboracionizmin e Ramës.

Theksojmë se marrëveshja në parim, për të cilën flet Micotaqis, paska një përmbajtje që është mbajtur e fshehtë për publikun shqiptar deri dje. Traktatet e fshehta janë jo vetëm të papranueshme por edhe të paligjshme sipas Nenit 102 të Kartës së OKB-së. Në këtë marrëveshje të fshehtë mes Qeverisë Rama dhe Qeverisë Mitsotakis, nga deklaratat e këtij të fundit, po sqarohet se Shqipëria ka hequr dorë nga kontestimi i zgjerimit të Greqisë nga 6 në 12 md në Detin Jon.

Ata shqiptarë që ende mendojnë se Greqia e ka të drejtën të zgjerohet nga 6 në 12 md në Detin Jon në bazë të Nenit 3 të Konventës mbi të Drejtën e Detit, ose nuk e njohin këtë Konventë dhe ligjin ndërkombëtar dhe janë hutuar nga propaganda e Qeverisë Rama, ose si Rama janë duke bërë lojën e Greqisë. Të drejtën për zgjerim deri në 12 md shtetet anëtare të Konventës e gëzojnë vetëm nëse nuk ka konstestime nga shtete të tjera dhe nëse nuk prekin territoret detare dhe zonat ekonimike të shteteve të tjera.

Kështu, në Nenin 7, paragrafi 6 i Konventës, përcaktohet se zgjerimi deri në 12 md i një shteti mund të bëhet nga një vijë bazë bregdetare vetëm nëse nuk e pret detin territorial ose Zonën Ekskluzive Ekonomike të një shtetit tjetër. Në këtë rast, zgjerimi i Greqisë nga 6 në 12 md në Detin Jon, përmes ishujve të saj, e pret edhe detin territorial edhe Zonën Ekskluzive Ekonomike që i takon Shqipërisë.

Në datën 14 janar 2015, Greqia ka depozituar një deklaratë në OKB/GjND ku sqaron që në lidhje me kontestimet mbi territorin, përfshirë atë detar, ajo do të njohë vetëm jurisdiksionin e GjND-së. Arsyeja pse Greqia ka pëzgjedhur GjND-në, është për të çuar para politikat e saj ekspansioniste, sepse GjND-ja ka kompetenca të kufizuara në bazë të vullnetit të palëve (shteteve) që i drejtojnë pyetje. Gjykata nuk mund të trajtojë asnjë çështje/pyetje për të cilën nuk janë dakorduar paraprakisht të dyja palët. Nëse njëra palë nuk është dakord që një çështje e caktuar të shtrohet në GjND, atëherë ajo çështje bie dhe nuk trajtohet. Mirëpo, edhe kjo pengesë që ka vendosur Greqia e ka një zgjidhje

sipas ligjit ndërkombëtar, përmes Aneksit 5 të Konventës mbi të Drejtën e Detit, që nuk përmendet nga Qeveria Rama.
Prej muajit gusht 2020, me deklarata publike antikombëtare, Qeveria Rama e ka pranuar zgjerimin e Greqisë nga 6 në 12 md në kurriz të detit territorial dhe Zonës Ekskluzive Ekonomike detare të Shqipërisë. Tani po tenton edhe ta zyrtarizojë tradhtinë. Duke pranuar të mos e kontestojë zgjerimin e Greqisë nga 6 në 12 md, Qeveria Rama ka hequr dorë nga e drejta e shtetit shqiptar për të mbrojtur me ligj ndërkombëtar intergritetin territorial të Shqipërisë.

Duke pranuar që çështja të shtrohet në GjND në Hagë, Qeveria Rama pamundëson kontestimin e shtetit shqiptar për këtë zgjerim nga 6 në 12 md, sepse pala greke, siç ka bërë të ditur tashmë publikisht, nuk do ta lejonte këtë kontestim në GjND. Pala greke ka deklaruar se në GjND do të shqyrtohet shelfi kontinental detar dhe Zona Ekskluzive Ekonomike. Këto të fundit do të shqyrtohen për Greqinë jo më nga 6 md, por pas ekspansionit të Greqisë në Detin Jon, duke nisur nga 12 md.

Kjo automatikisht çon në humbjen e qindra miljeve detare që i takojnë Shqipërisë në Detin Jon dhe rrezikon t’i japë qasje Greqisë edhe në Kanalin e Otrantos. Para këtyre manovrave Shqipëria i kishte të njohura ndërkombëtarisht 12 md në Detin Jon, ndërsa Greqia jo. Dheu kontinental shqiptar prevalon ndaj të drejtave të ishujve grekë në Jon, prandaj tradhtia qëndron pikërisht te moskontestimi nga ana e Qeverisë Rama të këtij ekspansioni grabitqar grek.

Në aspektin e të drejtës ndërkombëtare zgjidhjet nuk mungojnë, por në fillim nevojitet të ndalet Qeveria Rama në këtë tentativë tradhtie. Hapat për t’u ndërmarrë janë:

1. Shqipëria duhet të tërhiqet menjëherë nga çdo marrëveshje e fshehtë, e miratuar në parim ose jo, me Greqinë.

2. Shqipëria duhet të dorëzojë në nivel politik bilateral një notë protestë ndaj ekspansionit grabitqar të Greqisë për zgjerim nga 6 në 12 md në Detin Jon në kurriz të hapësirës detare shqiptare, duke e paralajmëruar Greqinë se do ta kontestojë këtë ekspansion sipas të gjitha instrumenteve të së drejtës ndëkombëtare.

3. Nëse Greqia nuk ndalet dhe e depoziton në OKB zgjerimin nga 6 në 12 md, atëherë Shqipëria duhet menjëherë të depozitojë në OKB kontenstimin zyrtar të këtij ekspansioni grek.

4. Shqipëria duhe të refuzojë që çështja më tej të trajtohet në GjND, aty ku i intereson Greqisë, dhe duhet të aktivizojë Aneksin 5 të Konventës mbi të Drejtën e Detit, duke e çuar Greqinë me detyrim në Arbitrazh. Përzgjedhja e Gjykatës në këtë rast përcakton edhe rezultatin. Ndryshe nga GjND-ja, ku nuk mund të shtrohen çësthje për të cilat palët nuk bien dakord paraprakisht, përmes Aneksit 5 të Konventës, Shqipëria gëzon të drejtën ta konstestojë në Gjykatë të Arbitrazhit ekspansionin grabitqar të Greqisë edhe nëse Greqia nuk pajtohet paraprakisht. Përmes Aneksit

5. Shqipëria gëzon të drejtën ta detyrojë Greqinë të zbatojë ligjin ndërkombëtar, dhe ky veprim është në përputhje me interesat kombëtare shqiptare.

Ligji ndërkombëtar, në këtë rast, është në favor të interesave kombetare shqiptare, por ai po keqpërdoret qëllimisht nga Qeveria Rama. Çfarë është në disfavorin e shqiptarëve është vetëm kolaboracionizmi i Qeverisë Rama me politikat ekspansioniste të Greqisë. Kjo qasje anitkombëtare e Qeverisë Rama bie ndesh edhe me Paragrafin 113 të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë të vitit 2010 për të njëjtën çështje.

Prandaj, tentativa për tradhti kombëtare duhet ndalur me çdo kusht që mos të përsëriten, apo edhe të përkeqësohen, marrëveshje të dëmshme si ajo që Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë në vitin 2010. Nësë nuk veprojmë tani si shoqëri e si komb, kjo tentativë për tradhti e qeverisë Rama do të zyrtarizohet dhe do të humbasim me qindra milje territor detar shqiptar në Detin Jon. Këtë nuk do ta lejojmë!

26 tetor 2020

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Qendra në Shqipëri