osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vetoja bullgare për integrimin e Shqipërisë dhe MV, reagon partia fituese: Ja qëndrimi ynë!

Vetoja bullgare për integrimin e Shqipërisë dhe MV, reagon partia fituese: Ja qëndrimi ynë!

Daniel Lohrer nga partia bullgare, “Ne vazhdojmë ndryshimin”, ka thënë se nuk është reale të pritet që deri më 14 dhjetor do të ketë marrëveshje me Shkupin për çështjet kontestuese dhe heqje të vetos bullgare për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

Partia, “Ne vazhdojmë ndryshimin”, ka dalë e para në zgjedhjet e mbajtura më 14 nëntor dhe pritet të formojë qeverinë e re, në koalicion me tri parti tjera.

Lohrer, i cili konsiderohet si kandidati më serioz për ministër të Jashtëm në Qeverinë e re, i ka thënë radios bullgare, BTV se “nëse mbetet vetëm historia për të lëvizur negociatat mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, nuk mund të pritet rezultat mjaft i mirë për të dyja palët”.

Dallimet për gjuhën maqedonase, identitetin dhe të kaluarën historike, por edhe të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, janë çështjet për të cilat duhet gjetur zgjidhje, në mënyrë që Sofja të heqë veton për Shkupin, të cilën e ka vendosur në nëntor të vitit 2020.

“Rruga, jo vetëm e Maqedonisë së Veriut, por edhe e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, është në BE dhe Bullgaria do të donte që kur Maqedonia e Veriut të hynte në atë proces, kjo gjë të ndodhë pa shkelur të drejtat e bullgarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut”, ka deklaruar Daniel Lohrer, kandidat i mundshëm për ministër të Jashtëm në Qeverinë e re bullgare.

Por, Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar të enjten se Shkupi ende beson se deri në dhjetor mes dy vendeve mund të ketë përparim dhe zhbllokim të procesit të integrimit evropian.

“Muajin dhjetor e shohim si një dritare të mirë, si mundësi dhe nevojë për të përqendruar të gjithë energjinë e brendshme, rajonale dhe evropiane për të shfrytëzuar këtë mundësi, e cila është shumë e rëndësishme, jo vetëm për historinë tonë, por për besueshmërinë e të ardhmes evropiane ”, ka deklaruar Osmani pas takimit me ministrin e Jashtëm të Austrisë, Michael Linhart.

Diplomati austriak ka thënë gjithashtu se BE-ja është e interesuar për marrëveshje mes dy shteteve dhe për një të ardhme më të mirë për vendet e rajonit.

“Fillimi i negociatave nuk është një mundësi e mirë vetëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, por edhe për Bashkimin Evropian dhe gjithë rajonin. Perspektiva evropiane është e rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar mes tjerash Linhart.