osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vetingu shkakton tërmet në drejtësi, ikin 21 gjyqtarë e prokurorë që zotërojnë 6 mld lekë pasuri, 40 apartamente, zyra e garazhe, ja skeda e secilit

Vetingu shkakton tërmet në drejtësi, ikin 21 gjyqtarë e prokurorë që zotërojnë 6 mld lekë pasuri, 40 apartamente, zyra e garazhe, ja skeda e secilit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka dhënë një goditje shumë të fortë sistemit të drejtësisë. Në mes të gushtit pritet të mbyllet verifikimi për 57 emrat e listës prioritare dhe rezulton se deri më sot janë shkarkuar nga detyra plot 21 emra. Dje ikën gjyqtari Artan Broci dhe prokurori Dritan Rreshka, ndërsa në ditët në vijim priten dhe emra të tjerë që do të largohen.

Për shkak të këtyre rezultateve, KPK kohët e fundit është kthyer në një tabelë qitjeje nga opozita, pasi po kritikohet si për vendimmarrjen, ashtu dhe për cilësinë e komisionerëve. Gazeta ka bërë një analizë të të gjithë emrave që janë larguar deri më tani dhe rezulton se KPK ka shkarkuar njerëzit më të pasur të sistemit të drejtësisë.

Nëse bëhet një krahasim mes emrave të shkarkuar dhe atyre që janë rikonfirmuar në detyrë (përjashto Xhezair Zaganjorin), rezulton se të gjithë ata që janë larguar kanë një pasuri disa fish më të lartë. Arsyeja që ikën ishte pikërisht mungesa e burimeve për të justifikuar këtë pasuri.

Në bazë të të dhënave të publikuara nga BIRN mbi vlerën totale të pasurisë për çdo gjyqtar, gazeta ka përllogaritur se vetëm 21 emrat që janë shkarkuar zotërojnë plot 6.5 miliardë lekë të vjetra pasuri në total, ose 656 milionë lekë të reja. Këtu përfshihen pronat, llogaritë bankare, makinat, etj. Pra vetëm 21 gjyqtarë dhe prokurorë kanë një pasuri stratosferike. Përveç kësaj, rezulton se në total kanë 40 apartamente e banesa. Shumë nga këta kanë nga 2-3 apartamente, një prej të cilëve në bregdet.

Zonat më të frekuentuara janë në Gjirin e Lalëzit dhe në Golem. Për të mos folur pastaj për makinat, pasi të gjithë kanë makina me vlera të larta. Ka emra të tjerë që zotërojnë zyra, dyqane dhe po ashtu garazhe. Sipas statistikave, ka gjyqtarë e prokurorë që kanë rreth 500 milionë lekë të vjetra pasuri. Vetë KPK në vendimet që ka nxjerrë ka bërë përllogaritjet mbi të ardhurat e secilit emër dhe askush nuk ka dhënë prova për të justifikuar se si i kanë ndërtuar gjithë këto prona dhe ku janë gjetur gjithë këto para në llogari bankare.

Pasuritë e secilit emër

Gjyqtari i parë që u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo. Sipas të dhënave që nxori KPK, ai nuk justifikoi 2 banesa, 1 zyrë si dhe dyshime pati për një llogari prej 480 mijë dollarësh në Kanada. Në fund të vitit 2017 vlera totale e pasurisë së tij kap shifrën e 92 milionë lekëve të reja, ose 920 milionë lekë të vjetra.

Një tjetër emër që iku pas tij ishte Fatmir Hoxha, edhe ky ish-anëtar i Kushtetueses. Ai nuk justifikonte një apartament, ndërsa vlera totale e pronave të tij kap shifrën e 23.3 milionë lekëve. E pasur rezultoi dhe anëtarja tjetër e Kushtetueses, Altina Xhoxhaj. Vlera totale e pasurisë së saj është 39.2 milionë lekë, ndërsa nuk justifikonte një apartament 101 metra katrorë në rrugën “Reshit Petrela”, i blerë në vitin 2005 për 61 mijë euro, një truall dhe një apartament 2+1 me verandë në Gjirin e Lalëzit. Gjyqtari Beism Trezhnjeva nuk justifikonte tre apartamente në Tiranë e Durrës, 1920 metra/katrorë tokë në Baldushk, e blerë gjatë 2012 për 878 mijë lekë dhe një automjet prej 16 mijë eurosh.

Vlera totale e pasurisë së tij arrin në 39 mln lekë. Një pasuri shumë të lartë ka dhe Artan Zeneli, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë. Zeneli ka vilë te “Kodra e diellit” në Tiranë.

Sipas KPK ka mospërputhje mes sipërfaqes së banesës dhe oborrit në dy deklarata të ndryshme. Zotëron apartament tjetër në Tiranë prej 102 mijë USD. Ka mospërputhje me faktin se prona është e ndarë në dy apartamente, Ka deklaruar po ashtu apartament 74 metra katrorë në Golem, 45 mijë euro dhe banesë dykatëshe në Tiranë. Vlera totale e pasurisë arrin në 96.8 mln lekë, pra afërisht në 1 miliardë lekë. Zeneli është ndër më të pasurit e drejtësisë. Pasuri të lartë kanë dhe të gjithë emrat e tjerë që ngelën në veting./Sot