osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vetingu për 57 emrat prioritarë mbyllet brenda gushtit

Vetingu për 57 emrat prioritarë mbyllet brenda gushtit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit synon që brenda muajit gusht të mbyllë procesin e verifikimit për 57 emrat e listës prioritare. Në dhjetor të vitit 2017, KPK përmes një vendimi bëri të ditur se procesi i vetingut do të nisë me 57 emrat kryesorë të sistemit të drejtësisë, ku përfshihen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, anëtarët e Gjykatës së Lartë, anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si dhe ata gjyqtarë e prokurorë që kandidojnë për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Gazeta ka bërë një përmbledhje të rezultateve të deri tanishme të procesit të vetingut, teksa rezulton se deri më tani janë realizuar plot 40 seanca dëgjimore për prokurorë dhe gjyqtarë. Ndërkohë që 7 të tjerë pritet që ditën e hënë dhe të martë të dalin para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t’u njohur me rezultatet e vetingut. Më konkretisht, nesër KPK do të zhvillojë seancë dëgjimore me gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Medi Bici; gjyqtarin pranë Gjykatës Administrative Shkalla e Parë, Gentjan Medja; prokurorin pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda, Besnik Muçi dhe gjyqtaren pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Brunilda Kadi.

Ndërsa ditën e martë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë seancë dëgjimore me gjyqtarin në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Dritan Hallunaj; prokurorin pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Gentian Osmani dhe gjyqtarin pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Artur Malaj.

Po ashtu, gazeta ka bërë edhe një përmbledhje të deritashme të seancave dëgjimore, ku rezulton se nga 40 gjyqtarë dhe prokurorë që kanë dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, 17 prej tyre janë shkarkuar dhe larguar nga sistemi. Ndërsa pjesa më e madhe e njerëzve të drejtësisë që kanë dalë para KPK janë rikonfirmuar në detyrë. Ndërkohë që për disa të tjerë pritet që të jepet vendimi, pasi nuk është dhënë ende nga ana e komisionit.

Të martën numri i emrave që dalin në seancë dëgjimore shkon në 47 dhe brenda gushtit mbyllet vetingu edhe për 10 emrat e mbetur. Kjo do të thotë se në gusht hapet rruga për organet e reja.

Ecuria e vetingut

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur punën sa i takon procesit të vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët në mars të këtij viti, ku i pari që u përball me seancën dëgjimore ishte gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, i cili u shkarkua, pasi nuk justifikonte pasurinë. Ndërsa pas tij para KPK dolën edhe gjyqtarë të tjerë si Vitore Tusha, Fatmir Hoxha, Besim Trezhnjeva, etj, të cilët nuk e kaluan vetingun. Ndërkohë që ra në sy edhe fakti që procesin e vetingut e kaluan edhe dy krerët e gjykatave më të larta në vend si ajo Kushtetuese dhe e Lartë.

Megjithatë, kjo gjë nuk mirëprit nga ana e ndërkombëtarëve, të cilët i kërkuan Komisionerit Publik që të ankimojnë vendimin për kreun e Kushtetueses, Bashkim Dedja. Dhe kështu ndodhi. Komisioneri ankimoi pak ditë më parë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit tek Kolegji i Posaçëm i Apelimit për Dedjen. Mirëpo, pavarësisht se procesi ka nisur qysh prej muajit mars, ai po ecte me ritme të ngadalta dhe kjo solli vërejtje nga shumë organizata dhe nga ndërkombëtarët.

Megjithatë, kohët e fundit situata ndryshoi dhe po zhvillohen nga 5-6, madje edhe 7 seanca dëgjimore në javë. Kështu do të ndodhë derisa lista prioritare me 57 emra të përfundojë. Sipas burimeve të gazetës, kanë qenë ndërkombëtarët ata që kanë kërkuar të mos të ketë zvarritje. ONM ka qenë e prerë kundër KPK, duke thënë se tashmë të gjithë duhet të dalin në seanca dëgjimore sa më shpjet. Sidoqoftë, mbetet për tu parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht me ecurinë e vetingut./Sot/Rigels Seliman