osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vetingu në politikë tremb Berishën, ish-kreu i PD u kërkon deputetëve të mos votojnë draftin që do largojë emrat e zhytur në afera

Vetingu në politikë tremb Berishën, ish-kreu i PD u kërkon deputetëve të mos votojnë draftin që do largojë emrat e zhytur në afera

Sali Berisha ka fajësuar amerikanët për shpalljen “non grata” dhe përjashtimin nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Ditën e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha e ndali “Foltoren” e tij në Kavajë, ndërsa zhvilloi një takim me simpatizantët e këtij qytetit. Takimi i Berishës nisi me vonesë, pasi siç bëri me dije ish-kryeministri policia me urdhër të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, i kishte bllokuar rrugën me qëllim që “Foltorja” të mos niste në kohë. Qysh në fillim të fjalës së tij, ish-kryeministri Berisha zbuloi se Gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ndërkohë që e ftoi këtë të sjellë prova. “Dua të ndaj me ju për herë të parë lajmin se gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e Sali Berishës. E ftoj Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken të dërgojë në Gjykatën e Parisit çdo provë, fakt apo dokument që ka për Sali Berishën. Por ju garantoj se ka zero”, deklaroi ai.

Berisha sulmon vetingun në politikë

Mirëpo nga ana tjetër ish-kryeministri Berisha tregoi se i trembet vetingut në politikë. Ai u ka kërkuar deputetëve të PD që të refuzojnë votimin e nismës që ka shkauar në Parlament. “Po përgatitet një marrëveshje mashtruese. Në cilën marrëveshje të Bashës me Ramën ka përfituar PD. Nuk hapet Parlamenti me ndryshime kushtetuese. Refuzoni demokratë çdo marrëveshje me Edi Ramën, pasi do të jetë fatale”, nënvizoi Berisha. Më tej, ish-kreu i PD bëri thirrje për protesta kundër qeverisë. Zoti Berisha deklaroi se protestat do të nisin dhe nuk do të ndalen deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës. “Edi Rama ke rrëmbyer votat e këtyre burrave dhe grave shqiptare dhe do të paguash një për një për çdo votë. Ne jemi ata që jemi të betuar, presim me padurim që të fillojnë protestat, të cilat do përfundojnë vetëm me rrëzimin tënd përfundimtar”, u shpreh ai.

Berisha sulmon ambasadoren Kim

Por pasi dha lajmin, Berisha nuk la pa sulmuar dhe ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Ai ka ironizuar deklaratën e ambasadores kur i kërkoi PD-së që të distancohet nga Berisha ndryshe “do hanë bar”, duke e bërë përgjegjëse për përjashtimin e tij nga grupi. “Kjo foltore, ky dialog, ka qëllime të mëdha, që askush të mos vendosë për ju. Të vendosni ju për veten tuaj, për Kavajën dhe Shqipërinë. Ky është sovraniteti. Nuk mund të vendosin për ju as ai që nuk pyet normë mbi tokë, as ata që ju përmendin barin ju. Jo, jo, vendosni ju vetë. Do e shihni çfarë do bëjmë ne. Ne do rikthejmë votën në PD. I bëj thirrje sekretarit dhe përfaqësueseve në Tiranë të mbledhin çdo fakt dhe ta dorëzojnë në gjykatë”, u shpreh ai.

Ish-kryeministri shpall kandidaturën për kryetar të PD

Më tej ish-kryeministri Sali Berisha ka shpallur kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike. Berisha theksoi se do të jetë në garë për rikthimin në krye të PD, 8 vjet pasi dha dorëheqjen në vitin 2013. Sipas tij, gara për kreun e PD do të jetë e barabartë për të gjithë kandidatët që shfaqin interes. “Ftoj çdo delegat të Kavajës, çdo delegat të Kuvendit Kombëtar të firmosë për mbledhjen e Kuvendit, të firmosë natyrisht që ta hapim një garë në të cilën garantoj se çdo njeri që do hyjë në atë garë do ketë një garë të lirë. Natyrisht, njëri prej tyre do të jetë dhe Sali Berisha. Askush të mos ketë dyshime për ketë. Demokratëve do t’iu rikthehet vota e lirë, shqiptarëve do t’ju kthehet vota e lirë”, tha ai.