osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vetingu: Mbyllen dosjet për e Gërdecit, CEZ dhe ish-ministrave të PD-së

Vetingu: Mbyllen dosjet për e Gërdecit, CEZ dhe ish-ministrave të PD-së

Komisionerët e vetingut dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kanë thelluar përpjekjet për të çuar përpara rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Edhe pse janë pezulluar seancat dëgjimore, gazeta ka mësuar se shumica e komisionerëve bashkë me përfaqësuesit e ONM janë në krye të detyrës. Mësohet se ata janë duke mbyllur dosjet e listës së dytë prioritare.

Gazeta pak ditë më parë deklaroi se janë 36 emra që do kalojnë në skaner në shtator, por mësohet se tashmë është mbyllur procesi i verifikimit për 36 emra të tjerë, ku janë disa anëtarë të KED, anëtarë të Prokurorisë së Përgjithshme dhe përfaqësues të gjykatave prokurorive të apelit. Një burim pranë KPK i tha gazetës se për këta emra ka nisur procesi i verifikimit që prej muajit janar 2018 dhe tashmë janë kopsitur dosjet për secilin prej tyre. Sapo të nisë shtatori të gjithë do të dalin në seanca dëgjimore dhe do të japin llogari për të gjitha parregullsitë.

Mësohet se ata që po ushtrojnë më shumë presion janë ndërkombëtarët. ONM ka kërkuar që puna të vijojë me ritme të shpejta, ndërkohë që ILDKP, DSIK, KLD, Prokuroria e Përgjithshme, Drejtoria e Pastrimit të Parave, Tatimet, Doganat, etj, kanë dorëzuar të dhënat për secilin emër. Gazeta po publikon më poshtë listën e plotë të emrave për të cilët është mbyllur verifikimi dhe ajo që bie në sy është se ka emra shumë të njohur. Në shtator do japin llogari përfaqësuesit e Prokurorisë së Përgjithshme. Momentalisht ky institucion nuk ka më rol hetues, por kur në krye të tij ishte Adriatik Llalla kishte për detyrë të hetonte korrupsionin në nivele të larta.

Të gjithë prokurorët janë angazhuar në hetimin e disa ish-ministrave. Në Prokurorinë e Përgjithshme ka dosje Lulzim Basha, për aferën me rrugën Durrës-Kukës dhe abuzimin me lejet e ndërtimit. Po ashtu pas tij janë Sali Berisha për aferën e CEZ, Arben Imami për abuzime si ministër i Mbrojtjes, Ridvan Bode, Genc Ruli, e shumë emra të tjerë. Për të gjithë këta u pushuan hetimet nga përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme. Mes emrave të mëposhtëm ka dhe nga ata që kanë hetuar aferën e CEZ, 21 janarin dhe dosje të tjera. Por asnjë prej tyre nuk u ndëshkua dhe prokuroria dështoi. Tani të gjithë do kalojnë në skaner për të parë sesa korrekt kanë qenë me detyrën.