Avokati Romeo Kara dënohet, ndërsa hajdutët e damkosur me vulë nga populli, që ka sy e vesh, janë po ato që ishin: Komandant suprem të ushtrisë me uniformë dhe asaj pa uniformë… ushtrisë së zagarëve të drejtësisë.
Avokati Romeo Kara, ish juristi i CEZ, ka nisur një luftë të paprecedentë, pa asnjë lloj përkrahje nga ato që e kanë për detyrë ta përkrahin, strukturat e zbulimit të krimit dhe ato të luftimit të krimit, pra policia dhe prokuroria. Por shumëkush e di, sepse avokati Kara, sot ka mbështetjen e mijëra qytetarëve, në aksionin që ka nisur për zbulimin e së vërtetës të vjedhjes së 420 milion eurove të aferës “CEZ-DIA”, e të vetmit që nuk e dinë janë gjyqtarët e tipit Metalija.
Ahmet Metalija, sot ka bërë një “trimëri”, nga ato që kanë bërë gjithë kolegët e tij të shkarkuar, e ka “kërcënuar”, duke dhënë një vendim që nuk ka flet të kodit civil apo penal që mund ta mbroj. Është guxim i madh të shkelësh ligjin pa tu dridhur dora, në këto ditë të zeza, që po vijnë për padrejtësinë.
Gjyqtari Metalija, natyrisht flitet pë Ahmetin nga Tropoja dhe jo për bashkëshorten e tij Enkelejda nga Skrapari, që vendosi ndërtimin e 17 katëshit tek diga e liqenit, që u rrëzua nga një trup gjyqësore, më e lartë dhe më e përgjegjshme, gjobiti zotin Kara për shpifje ndaj djalit të mikut të tij, që në Nëntor 2016, urdhëroi Jarin ta emëronte Metalin, gjyqtarë në Tiranë.
Ndaj ky gjyqtarë i ri, ka dhe detyra shtëpie për të bërë, sepse po nuk bëre detyrat, nuk lahen borxhet. Qëllimi i Ahmetit ishte të trembte zotin Kara dhe t’i krijonte bindjen se drejtësinë e kemi “Ne”, ndaj duhet të tërhiqesh nga çështja, që i la pa gjumë Sali Berishën, Ilir Metën, Zenin dhe gjithë Zenat që janë në tavë! Vendimi është tejet e skandaloz dhe aq i lexueshëm, sa nuk ka nevojë për jurist.
Të akuzohesh për shfije, se interpreton akuzat publike në media me figurë dhe me zë, të thëna nga persona të tjerë, është si të akuzohesh, se përse i thërret qen, atij që i thërret qen çdo ditë ai që e njeh mirë, njeriu që ka ngrënë në një tas me të mëngjes, drekë, darkë!
Mirëpo, Ahmet Metalia e quan shpifje në menyrën më të pacipë, dhe e deklaron fajtor, për një thënie në vitin 2017, të cilën e ka dëgjaur në TV publikisht, si çdo shqiptarë nga Izet Haxhiaj në vitin 2014, madje edhe ai vetë Ahmeti, si patriot i Izetit, dhe e di shumë mirë, se nuk është zoti Romeo Kara burimi i kësaj thënie.
Edhe pse u paraqitën të gjitha referimet e duhura (rastet analoge) nga Gjykata e Lartë, me të cilat vetë shpifësi i madh, që nuk dënohet kurrë, Sali Berisha, ka fituar pafajësinë kur është akuzuar për shpifje, përsëri “viktima” i detyruar i borxhit Metalia, as që pyeste për argumente e prova, por e trajtoi si të pafajshmit e tij, që mund t’i trembi, duke deklaruar se duhet urgjent brenda 6 muajsh t’i jepte Zenit plot 5 milion lekë, që të kaloi ca ditë duke u relaksuar në Malibu.
Kjo ka shumë pak gjasa të ndodhë, për të mos thënë aspak, sepse presim dhe shpresojmë se Ahmeti, Enkelejda, dhe gjithë tarafi i tyre në prokurori dhe gjykata, do të ndërrojnë pozicionin me viktimat e tyre imagjinare dhe falë këtyre vendimeve, do i’a shikojnë hajrin veprës së tyre, atje ku e ka vendin çdo shkelës ligji, duke i’u bërë shoqëri tutorëve dhe bashkëpuntorëve të tij.
Deri tani, rezultatet janë nul, për gjithë ata që akoma nuk kanë shkuar në gijotinë, e ndoshta kjo i bënë trima, sepse kanë ende një çekiç në dorë, por kur t’iu hiqet, do t’ua gjejnë vendin çekiçit… ku duhet të pushojë.
Deri tani në fakt jemi me shpresë, sepse vetingu po bën “ham”, por padrejtësia dhe tutorët e vjetër po bëjnë vetëm “bam”, duke u kthyer në noter të shpifjeve dhe intrigave berishiane./ Ekskluzive .al