osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vetingu deri te mobiliet e shtëpisë: KPK kap në befasi prokurorin Ramadan Troci!

Vetingu deri te mobiliet e shtëpisë: KPK kap në befasi prokurorin Ramadan Troci!

Faza e dytë e punës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duket se do të jetë më e thellë dhe e ashpër ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që do të kalojnë në sitë. Një gjë e tillë u vu re dje në seancën dëgjimore të mbajtur për prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Ramadan Troci. Teksa trupi gjykues renditi gjetjet për pasurinë e tij, në sy ra sesi hetimi i komisionerëve të vetingut ishte shtrirë deri tek mobiliet e shtëpisë.

Sipas KPK, Ramadan Troci jeton prej dy vitesh në një apartament me pronësi të paqartë në zonën e Pazarit të ri në Tiranë, që i është dhënë atij me qira pasi janë shpenzuar rreth 30 mijë euro për mobilim. “Prona është fituar me klering nga A. Sh, ortak i një kompanie. Kjo pronë është identifikuar përmes denoncimit të një qytetari dhe ngrihen dyshime të arsyeshme mbi mënyrën e marrjes së saj me qira. Vlera e qerasë është shumë e ulët. Duket i çuditshëm fakti se pse është investuar 30 mijë euro për mobilim në një pronë, që A. Sh nuk e përdor”, tha trupa gjykuese.

Fakti që KPK ngre dyshime për arredimin e apartamentit do të thotë që hetimet e komisionit të vetingut janë shtrirë deri tek mobiliet e shtëpisë. Në këtë mënyrë iu jepet një sinjal prokurorëve dhe gjyqtarëve që kalojnë në sitë se kushdo që ka kryer shkelje apo fshehje pasurie nuk do të ketë shpëtim. Sakaq, një gjetje e tillë e KPK, duket se e gjeti të papërgatitur prokurorin Troci, i cili nuk priste që hetimi të kishte arritur deri tek arredimi i shtëpisë. Kjo gjë u vu re në momentin që ai deklaroi se nuk ishte dakord me këto gjetje sepse zotëronte si pasuri vetëm një apartament dhe një llogari bankare.

Aftësitë profesionale

Një tjetër fakt që tregon se komisionerët e vetingut kanë thelluar hetimet e tyre për subjektet e rivlerësimit janë edhe gjetjet për aftësitë profesionale. Gjatë fazës së parë të punës, KPK më së shumti është përqendruar vetëm tek kriteri i pasurisë, por kalimi në sitë i Ramadan Trocit dje tregoi se kjo gjë ka ndryshuar. Nga shqyrtimi i dosjeve të Trocit në lidhje me aksidentet me pasojë vdekjen në minierën e Bulqizës, trupi gjykues deklaroi se prokurori ka probleme me aftësitë profesionale.

Bazuar në hetimin e KPK për këto dosje, ka rezultuar se prokurori ka përcaktuar ekspertë të pakualifikuar dhe ka interpretuar gabim ligjin. Vendimet e marra prej tij, nuk kanë qenë të drejta dhe hetim nuk ka qenë i plotë, por i cekët. Nga hetimi për këto dosje, rezulton se është shfaqur një neglizhencë e vazhdueshme.

Probleme të tjera

Ramadan Troci, i cili është edhe prokurori që ka firmosur për arrestimin e ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë,Ardian Fullani, kishte edhe probleme të tjera me pasurinë. KPK ngriti dyshime edhe lidhur me një objekt 32 metrash katrorë të ngritur mbi një sipërfaqe toke pranë shtëpisë së prindërve të tij në Paskuqan. Për legalizimin e këtij objekti ishte dërguar në ALUIZNI një kërkesë në emër të Ramadan Trocit, por ky i fundit pretendoi se nënshkrimi ishte falsifikuar dhe ia faturoi këtë veprim të atit, që sipas tij kishte për synim të legalizonte sipërfaqen prej 1 mijë metrash të truallit të blerë në vitin 1997 në Paskuqan.

Gjithashtu, sipas trupës gjykuese, prokurori nuk ka deklaruar se ka përdorur mjetin e të vëllait të bashkëshortes. Mjeti është blerë në Gjermani për 13 mijë euro dhe më pas i është shitur vëllait të bashkëshortes me gjysmën e çmimit. Me probleme me pasurinë dolën edhe të afërmit e prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme. Në emër të vëllait të tij janë deklaruar disa pasuri të paluajtshme dhe nga analiza financiare, ai nuk i justifikon pasurinë e tij në vlerën e 19 milionë lekëve. Gjithashtu, kunati i prokurorit ka përfituar disa aksione në një shoqëri ndërtimi, por nuk ka çmim për blerjen e tyre. KPK ngriti dyshime në lidhje me përfitimin e këtyre aksioneve.

Mimoza Ibra