Sot, Lulzim Basha hodhi broçkullën e radhës! Sëbashku me Berishën do propozonin nisjen e vetingut për politikën. Por si Uriah Hipi, nuk fliste asgjëkundi për korrupsionin, milionat e vjedhura, vrasjet dhe dhjetra vepra të tjera penale, por për “isha”, që i ka zbuar Italia pa dokumenta dhe qeverinë aktuale, që sipas tij ishte mbushur me “kriminelë” si Taulant Balla, Qazim Sejdini, Vangjush Dako apo Jurgen Çyrbja.
Por nëse do bëhet veting, natyrisht në krye të listës do jenë Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe gjithë aktorët politik, që kanë akuza të rënda dhe i janë shmangur drejtësisë ndër vite, me padrejtësinë që gëlon akoma në Shqipëri dhe ish rrjepacakët, që politika e krimit… i bëri milionerë brenda natës.
Ndaj, Edi Rama me ironi dhe gadishmëri të madhe, kur të filloi funksionimi i drejtësisë së vërtetë, jo asaj që i ikte Lulzimi me shokë me fletëraporti, i është përgjigjur kreut të PD:
“Veting politikanëve? Sa më parë! Me një drejtësi të pastruar përmes Vetingut, që s’do ketë më as në këtë vend shteg për politikanët, që t’i ikin drejtësisë. Por edhe çdo ide tjetër, për të rritur llogaridhënien e politikanëve është e mirëseardhur. Gjithnjë gati të diskutojmë me PD”./Ekskluzive.al