Një 14-vjeçar nga Këlcyra me iniciale E.D është gjetur i vetëvarur në kasollen e bagëtive afër banesës nga nëna e tij, me iniciale V.D.
Nga kqyrja paraprake e policisë në trupin e të miturit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme.