Monika Kryemadhi vijon të këmbëngulë se bukurinë e ka të trashëguar nga nëna, të cilës ka nisur t’i ngjajë pasi ka mbushur 40 vjeçe.
Por, lëvizjet në TIMS dhe faturat tregojnë se Monika Kryemadhi ka kryer ndërhyrje estetike në klinikën mjekësore Domus Medica, në San Marino, Itali, prej 18 vitesh, pra që nga viti 2004 deri në vitin 2022.
Edhe sikur të mos ekzistonin këto dokumente, mjafton krahasimi i fotove të Monika Kryemadhit ndërvite, për të konstatuar ndryshimin e madh.
SPAK ka hapur një procedim penal për këtë çështje, pasi Kryemadhi e ka restauruar fytyrën me para të pista dhe që nuk i ka deklaruar si shpenzime në ILDKP.
Ndërkaq, vetëm moderatorja Megi Pojani mund t’i afrohet Monika Kryemadhit për ndërhyrje estetike.
Ashtu si Mona, edhe Megi Pojani i ka shfryrë faqet në mënyrë drastike, saqë Megi sot, duket sikur nuk ka asnjë lidhje me Megin para ndërhyrjeve estetike.