osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vetëm kjo pagë do të ndalonte emigracionin e shqiptarëve!

Vetëm kjo pagë do të ndalonte emigracionin e shqiptarëve!

Emigracioni është një fenomen në rritje për vendet e varfëra dhe në ato në zhvillim, por në Shqipëri ka marrë përmasa të mëdha teksa vendi ynë renditet në top listën e shteteve me potenciale të lartë të emigrimit.

Banka Europiane Për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka vlerësuar së fundmi se pagat në Shqipëri duhet të jenë së paku 500 dollarë në muaj në muaj në mënyrë që emigracioni të frenohet.

“Studimet sugjerojnë se përmirësimi i klimës së biznesit dhe cilësia e shërbimeve publike mund të ulin në mënyrë të konsiderueshme dëshirën e njerëzve për të emigruar.

Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve publike dhe rritja e pagave më shumë se, 500 dollarë në muaj në një vend si Shqipëria do të ndikonin në frenimin e flukseve të emigracionit” sugjeron BERZH në Raportin e Tranzicionit 2019.

Në shumë vende që mbulon BERZH janë të përfshira nga fenomeni i emigracionit. Disa shërbejnë si tranzit ose pritëse për emigrantët e parregullt. Disa vende të tilla si Siria Afganistani largohen për ti shpëtuar konflikteve ose luftërave.

Megjithatë, ka gjithashtu një numër të konsiderueshëm emigrantësh të parregullt (veçanërisht ato që vijnë nga vende të tilla si Algjeria, Marok dhe Pakistan) të cilët janë të nxitur kryesisht nga një dëshirë për mundësi më të mira ekonomike. Më këtë grup vendesh është edhe Shqipëria.

BERZH tregon se, si emigrantët e ardhshëm ekonomik, refugjatët dhe emigrantët e parregullt gjithashtu kanë tendencë të jenë meshkuj të rinj dhe relativisht mirë të arsimuar. Ikja e kësaj kategorie ndikon në përkeqësimin e tregut të punë në vendet e origjinës.

Sipas një ankete të fundit nga Qendra për Kërkime Sociale dhe Ekonomike 52% e popullsisë shqiptare të grupmoshës 18 – 40 vjeç, dëshirojnë të emigrojnë nga Shqipëria, në krahasim me anketën e vitit 2007, ku 44.2% e kësaj grupmoshe donte të emigronte.

Anketa përfshiu 1436 intervista në të gjithë vendin dhe u zhvillua gjatë periudhës shkurt-korrik të këtij viti.

Me herët anketa të tjera mbi potencialet e emigrimit si ajo e Gallup vitin e kaluar, që janë shtrirë në të gjithë popullsinë, kanë gjetur shifra më të larta të dëshirës për t’u larguar mbi nivelin 56%.

Studimi tregon se dëshira për të migruar në këto përmasa lidhet me përfytyrimin që kanë njerëzit për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve.

Nga njëra anë, ai është një reflektim i gjendjes reale ekonomike, sociale e politike në vendin e origjinës, dhe nga ana tjetër, i mundësive potenciale në vendin pritës.

Vrojtimi tregoi se, rreth 50% e personave që marrin paga nga 1000-1470 euro duan të largohen. Por gjithashtu u pa se 70% e emigrantëve të rikthyer duan të largohen sërish./Monitor