osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Vetëm 3 persona të shtruar në spitale, por vijon shtetrrethimi në Shqipëri! Varianti “Delta” alibia e radhës e Komitetit të Ekspertëve

Vetëm 3 persona të shtruar në spitale, por vijon shtetrrethimi në Shqipëri! Varianti “Delta” alibia e radhës e Komitetit të Ekspertëve

Shqipëria renditet mes vendeve me numrin më të ulët të shtrimeve si edhe rasteve të reja pozitive me Covid, por masat kufizuese vijojnë që të jenë në fuqi. Ditën e djeshme, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në spitalin Infektiv kanë qenë të shtruar vetëm 3 pacientë, ndërkohë që në spitale më shumë të shtruar rezultojnë me sëmundje të tjera sesa me virusin Covid-19.

Sipas ministrisë asnjë qytetar nuk ka ndërruar jetë nga Covid, ndërsa aktualisht janë 66 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Nga ana tjetër, Komiteti Teknik i Ekspertëve i mbledhur pak javë më parë bëri me dije se me përmirësimin e situatës nga Covid dhe nëse numri i rasteve do të ulej ndjeshëm do të kishte edhe lehtësim të mëtejshëm të masave kufizuese.

Por, mesa duket edhe pse numri i infektimeve dhe rasteve të jetëve të humbura nga Covid ka një rënie drastike, orari kufizues vijon të mbetet në fuqi. Ndërkohë edhe pse kemi numër të ulët infektimesh, situata paraqitet e qëndrueshme dhe nuk ka asnjë rast të variantit Delta, mesa duket fakti që varianti Delta mund të vijë edhe në vendin tonë, po përdoret që ora policore të mos hiqet.

Konfirmohet se nuk ka raste të variantit Delta

Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, duke folur për variantin e ri të virusit Delta, tha se në vendin tonë nuk ka raste të konfirmuar të prekur nga ky variant, ndërsa foli për gatishmërinë e të gjithë strukturave.

“Kërcënimi Delta mbetet një kërcënim real, serioz edhe për vendin tonë, në një kohë kur po qarkullon në 90 vende të Botës dhe ashtu sikurse evidencat tregojnë, ka një përhapje të shpejtë, të egër, edhe në disa vende evropiane edhe në vendet e rajonit. Strukturat tona janë në situatë alerti, për të monitoruar të gjitha rastet.

Aktualisht nuk kemi një prezencë të këtij varianti në Shqipëri, pra nuk kemi sinjale laboratorike që tregojnë që ky variant po qarkullon në vendin tonë, por ne jemi duke monitoruar çdo rast, me shumë kujdes”, tha Manastirliu. Ndërkohë, faktin që në vend nuk ka asnjë rast të variantit “Delta” e konfirmoi edhe Instituti i Shëndetit Publik, në një njoftim të posaçëm për mediat.

ISHP thotë se numri i testimeve është shumë i lartë, por ende nuk ka asnjë sinjal për prezencën e këtij varianti. “Instituti i Shëndetit Publik informon se deri tani në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast i variantit Delta. Pavarësisht numrit të lartë të testimeve, nuk kemi sinjale për prezencën e këtij varianti në vendin tonë.

Instituti i Shëndetit Publik po monitoron me kujdes situatën e epidemisë së Covid-19 në vend dhe për çdo rast të dyshuar, do të bashkëpunojë me institucionet e referencës, gjë e cila është pjesë e praktikës së punës së këtij institucioni”, thuhet në reagimin e ISHP.