Në një kohë kur Klement Balili është shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, ndërsa cilësohet nga mediat greke si ‘Eksobari i Ballkanit’, ish-kryeministri Sali Berisha jep një informacion.
Në adresë të këtij të fundit ka mbërritur një mesazh nga qytetari dixhital, i cili informon se Balili është nisur për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa thuhet se shoqërohet nga nipi i tij, Rigels Balili.
Prej muajit maj të 2016 Klemend Balili, është shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Athinës, që ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
Balili arriti t’i shpëtonte prangave, ndërsa ka dyshime të forta se operacionet janë dekonspiruar nga njerëz që bashkëpunonin me trafikantin e kërkuar edhe nga DEA amerikane.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me këtë fakt.
Statusi i Berishës
Dorezohet Klement Balili!
Qytetari dixhital informon. sb
Pershendetje doktorin vetdorezohet kelment Balili ne prokurorin e krimeve te renda ai esht nisur drejt tiranes me Rigels Balilin