Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Greqi, pas dyshimeve për përdhunimin e një vajze të re.
Mësohet se i riu akuzohet se e ka përdhunuar vajzën brenda banesës së saj, në qendër të Selanikut.
Sipas asaj që 22-vjeçarja ka denoncuar në polici, gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur ajo ka takuar të akuzuarin jashtë një lokali nate dhe i ka kërkuar që ta çonte me motorin e tij në banesën e saj, e cila ishte disa kilometra larg. Pasi mbërritën, sipas viktimës së dyshuar, ai u ngjit me lejen e saj në banesën e katit të dytë dhe më pas e përdhunoi në divanin e shtëpisë.
I pandehuri nga ana tjetër, ka pohuar se vajza i është afruar dhe i ka kërkuar që ta çojë në shtëpinë e saj dhe se i ka kërkuar gjithashtu të ngjitet në banesën e saj. Më pas sipas tij, ajo ka filluar t’i afrohet seksualisht.
“Ajo i inicioi lëvizjet seksuale”, dyshohet se pohoi ai, duke theksuar se ndoqi dëshirat e saj dhe u habit kur mësoi se ajo e kishte denoncuar në polici për përdhunim. E reja e denoncoi përdhunimin e saj në të njëjtën ditë.