osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Verifikimin e kandidatëve të SPAK urgjent: KLP angazhon gjithë institucionet shtetërore për 14 kandidatët

Verifikimin e kandidatëve të SPAK urgjent: KLP angazhon gjithë institucionet shtetërore për 14 kandidatët

Këshilli i Lartë i Prokurorisë e ka fokusuar të gjithë vëmendjen e tij tek hartimi i raporteve për 27 kandidatët prokurorë për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion. Kur u mbyll gara për SPAK, kryetari i KLP, Genti Ibrahimi deklaroi për mediat se tani KLP do të angazhohet në hartimin e raporteve për secilin emër dhe në bazë të këtyre raporteve më pas do të vendoset se cili prej prokurorëve do të jetë anëtar i strukturës që do të luftojë korrupsion në nivele të larta. Duke qenë se ngritja e SPAK është imediate, edhe KLP është angazhuar plotësisht në kryerjen e “vetingut” për aplikantët.

Sipas burimeve të gazetës, hartimi i dosjeve është një punë shumë voluminoze sepse raporti më i vogël për një kandidat është 50 faqe. Për të lehtësuar sa më shumë punën, anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë ndarë në grupe dhe secili grup merret me rivlerësimin e një emri të caktuar. Po ashtu, KLP ka angazhuar edhe të gjithë institucionet shtetërore që të sjellin informacionet e duhura në kuadër të procesit të verifikimit që po bëhet për kandidatët për SPAK.

Gazeta ka mësuar se një dosje do të përmbajë shumë elementë teknikë dhe do të bëhet një analizë e detajuar në mënyrën sesi prokurori ushtron detyrën profesionale dhe etike. Anëtarët e KLP kanë kërkuar nga prokuroritë e rretheve informacione dhe shkresa në lidhje me ecurinë disiplinore të prokurorëve kandidatë, nëse mbi ta rëndojnë masa disiplinore, procedime penale, etj. Anëtarët e KLP do të shohin me imtësi edhe anën profesionale të aplikantëve, mënyrën sesi ata hartojnë aktet.

Sipas informacioneve të gazetës, raporti konsiston në kontrollin e 3 materialeve të dorëzuara nga vetë prokurorët që nga momenti i parë i fillimit të vetingut dhe 5 materialeve të tjera që janë shortuar rastësisht. Raporti paraprak i përgatitur iu dërgohet në email të gjithë anëtarëve të KLP një javë para se të mblidhen për ta votuar. Anëtarët e tjerë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë të drejtë që të kryejnë korrigjime ose rekomandime në raport dhe në fund ose votohet me ose pa korrigjime, ose raporti kthehet mbrapsht për tu ribërë nëse ka gjëra që nuk shkojnë.

Hartimi i këtyre dosjeve nga ana e KLP do të lehtësojë shumë punën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Burimet i thanë gazetës se KPK do të marrë në shqyrtim raportet që do t’i dërgojë KLP dhe vetëm në disa momente të dyshimta do të kryhen hetime të mëtejshme nga vetë komisionerët e vetingut. Në këtë mënyrë kursehet koha dhe është e mundur që kandidatët për SPAK të dalin para KPK sa më parë, me qëllim që ngritja e strukturës së mos vonojë më.

Në veting 14 emra

Sipas burimeve të gazetës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë deri tani ka përgatitur 6 dosje për aplikantët për SPAK, ndërsa janë drejt fundit edhe 8 raporte të tjera. Këto të fundit pritet që të mbyllen përfundimisht pas dy javësh, ndërsa plani i KLP është që çdo dy javë të paraqesë në mbledhjet plenare të Këshillit raporte për tu miratuar nga të gjithë anëtarët.

Pra, Këshilli i Lartë i Prokurorisë po punon në mënyrë intensive me qëllim që hartimi i raporteve për të 27 kandidatët e SPAK të mbyllet sa më parë dhe më pas të hapet rruga e kalimit të tyre në sitë nga ana e KPK. Sipas informacioneve, anëtarët e KLP po punojnë shumë fort që për në SPAK të përzgjedhin anëtarë që do të jenë shumë të aftë për të luftuar korrupsionin në nivele të larta dhe që do të sjellin një frymë të re në këtë drejtim.

Për këtë arsye, verifikimet janë shumë të imtësishme. Në një farë mënyre, KLP po kryen veting për kandidatët, çka lehtëson shumë punën e KPK. Sapo t’i dorëzohen raportet, KPK do të ketë me prioritet kalimin në sitë të kandidatëve të SPAK. /Mimoza Ibra