Është mbyllur ditën e sotme java e 24-të e Kategorisë Superiore.
Në orën 13:00, Laçi fitoi në transfertë 0-2 ndaj Skënderbeut duke marrë kështu kryesimin e Superligës me 44 pikë.
Partizani fitoi gjithashtu në deri ndaj Tiranës 1-2 duke u renditur në vendin e dytë me 42 pikë.
Teuta nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj Kastriotit duke humbur shansin e artë për t’u afruar në krye me Laçin.
Ditën e djeshme, Bylis i shkaktoi humbjen me rezultatin 1-2 Vllaznisë duke bërë që shkodranët të shkojnë në vendin e 4-të. Kukësi gjithashtu barazoi 1-1 ndaj Apolonisë dhe pozicionohet në vendin e 6-të me 32 pikë.
Më poshtë edhe renditja e Kategorisë Superiore pas javës së 24-të.