Nga arratia ish-numri 2 i qeverisë shqiptare, Arben Ahmetaj ka reaguar disa herë përmes rrjeteve sociale në rastet kur ka patur zhvillime ndaj tij.
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale, ende nuk dihet vendndodhja e Ahmetajt.
Burime bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme i ka nisur letërporosi zyrave qëndrore të kompanisë “Meta” të Mark Zuckerberg e që ka pronësinë e disa aplikacioneve në rrjetet sociale, për të gjurmuar vendin nga ku logohet ish numri dy i qeverisë.
Brenda një viti, Shqipëria ka mesatarisht 60 kërkesa të tilla qesharake ndaj kësaj kompanie, ndërsa përgjigjet kanë qenë 50 % negative dhe 50% pa asnjë përgjigjie. Arsyeja sepse është një kërkesë qesharake e cila nuk i lejohet FB të shkeli privatësin e përdoruesve dhe nuk ka asnjë obligim ndaj strukturave të tilla si SPAK, për njerëz që nuk paraqesin asnjë rrezik për komunitetin e FB. Mirëpo analfabetët e BKH mendojnë se Kompania Meta është kooperativë Call centrash.