Mësohet se një njujorkez, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte tërhequr një shumë dollarësh nga kursimet në një bankë, në qytetin e New Yorkut, Citybank. Në një moment të papërcaktuar, ndërsa dilte nga banka ai ka humbur zarfin ku kishte të hollat.
Për fat të mirë personi që e ka gjetur zarfin me para ka qenë një shqiptar Murat Rexha nga Dibra e Madhe me banim në New York, i cili e gjeti zarfin dhe e bëri misionin e shqiptarit, ta kthente atë me ndershmëri, thonë zyrtarët e vendit të punës ku punon Murat Rexha.
Gjestet humane të shqiptarve që jetojnë në mërgim bëjnë bujë në median e vendeve ku jetojnë e punojnë.
Vetëm në Nju Jork, kemi disa raste kur shqiptarët tërheqin vëmendjen e opinionit me gjestet e tyre tepër humane dhe të ndershme dhe ky qe një prej tyre