Ministria e Punëve të Jashtme serbe njoftoi sot se i ka dorëzuar një notë proteste Ambasadës së Shqipërisë, në të cilën dënon ashpër aktin e papranueshëm të djegies së flamurit kombëtar të Serbisë, në sheshin Skënderbej në Tiranë të hënën, më 20 nëntor.
“Ne besojmë se ngjarje të tilla dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve, të cilat në vitet e fundit kanë arritur pikën më të lartë gjatë historisë së tyre të përbashkët shekullore”, theksoi Ministria, e cila pret që institucionet kompetente të Shqipërisë të bëjnë gjithçka që munden për të identifikuar dhe ndjekur penalisht autorët e këtij akti të shëmtuar, të cilat duken qartë në videon e djegies së flamurit të publikuar nga mediat.
Në notë shprehet pritshmëria që Shqipëria të informojë institucionet e Serbisë për këtë, nëpërmjet kanaleve diplomatike brenda një periudhe të arsyeshme kohore.