Një delegacion i Komisionit të Venecias do të vijë sot në Tiranë për t’u njohur me propozimin e Partisë Demokratike për Vettingun në politikë.
Delegacioni përbëhet nga 6 anëtarë dhe drejtohet nga Presidentja e nderit e Komisionit të Venecias, Hanna Suchocka.
Delegacioni do të takohet me përfaqësues të opozitës dhe të mazhorancës. Komisioni i Venecias do të njihet me propozimin e opozitës për Vettingun e politikanëve, sipas saj për të pastruar Parlamentin dhe politikën nga personat e inkriminuar.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar vijë të kuqe për opozitën Vettingun në politikë.