Pas kallëzimit që bënë krerët e grupeve parlamentare të PD-së Edmond Spaho dhe ai i LSI-së Petrit Vasili për kryeministrin Edi Rama, lidhur me deklaratat e këtij të fundit ndaj oficerit Emiljano Nuhu, vjen përgjigja nga prokuroria.
Kjo e fundit ka mbyllur çështjen ndaj Ramës lidhur me pretendimet e opozitës se Rama kërcënoi Nuhun, i cili denoncoi publikisht djalin e deputeti te PS Rrahman Rraja.
Lajmi është bërë i ditur nga Vasili përmes një postimi në ‘Facebook’, sulmon drejtesine si te kapur duke e shoqëruar edhe me vendimin e prokurorisë pranë gjykatës së Shkallës së Parë.
Ndërkohë që nga Partia Demokratike nuk ka ende një reagim politik mbi vendimin e Prokurorisë.