osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vendimi/ Pas satelitëve në hapësirë, Qeveria krijon Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor

Vendimi/ Pas satelitëve në hapësirë, Qeveria krijon Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor

Qeveria shqiptare, pas hedhjes në hapsirë të satelitëve Albania 1 dhe 2 ka krijuar Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor.

Struktura dhe organika e ASIGUT-t miratohen me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve në fuqi të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e institucioneve të administratës shtetërore.

Kjo agjenci do të merret administrimin dhe arkivimin e informacionit gjeohapësinor të kapur nëpërmjet imazheve satelitore, teknologjisë UAV, kamera 360 gradë, të vëna në dispozicion nga Ministria e Mbrojtjes, apo institucione në varësi të saj, si dhe të krijuara nga ASIG-u, në kuadër të projekteve të brendshme apo me bashkëpunim të huaj.

Vendimi:
I. Në tekstin e rregullores bashkëlidhur vendimit nr.147, datë 20.2.2013, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

1. Pika 3, e nenit 6, ndryshohet, si më poshtë vijon: “3.Struktura dhe organika e ASIGUT-t miratohen me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve në fuqi të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e institucioneve të administratës shtetërore.”.

2. Pas pikës 2, të nenit 7, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje: “2/1. Drejtori i përgjithshëm i ASIGU-t mbështetet nga një zëvendësdrejtor.”.

3. Në nenin 9 bëhen këto ndryshime: a) Titulli i nenit ndryshohet, si më poshtë vijon: “Funksioni i koordinimit ndërinstitucional, i administrimit dhe përpunimit të informacionit gjeohapësinor”; b) Fjalia hyrëse ndryshohet, si më poshtë vijon: “Në kuadër të koordinimit ndërinstitucional, administrimit dhe përpunimit të informacionit gjeohapësinor, ASIG-u ushtron këto funksione:”.

c) Pas shkronjës “j” shtohen shkronjat “k”, “l”, “ll”, “m”, “n” dhe “nj”, me këtë përmbajtje:

“k) administrimin dhe arkivimin e informacionit gjeohapësinor të kapur (mbledhur) nëpërmjet imazheve satelitore, teknologjisë UAV, kamera 360 gradë, etj., të vëna në dispozicion nga Ministria e Mbrojtjes, apo institucione në varësi të saj, si dhe të krijuara nga ASIG-u, në kuadër të projekteve të brendshme apo me bashkëpunim të huaj;
l) përpunimin dhe analizimin e të dhënave të informacionit gjeohapësinor të kapur (mbledhur) nëpërmjet imazheve satelitore, teknologjisë UAV, kamera 360 gradë etj.;

ll) shpërndarjen e informacionit të përpunuar gjeohapësinor të kapur (mbledhur) nëpërmjet imazheve satelitore, teknologjisë UAV, kamera 360 gradë etj., për autoritetet publike, sipas fushave të tyre të përgjegjësisë;

m) bashkëpunimin me ministritë apo institucionet për caktimin e personave përgjegjës/pikës së kontaktit, të nevojshëm për analizimin dhe përpunimin e thelluar të informacionit të marrë nga teknologjitë e avancuara;

n) hartimin, në bashkëpunim me ministritë apo institucionet, sipas fushës së tyre të përgjegjësisë, të manualeve dhe udhëzimeve të nevojshme për mënyrën e përdorimit të informacionit të përftuar nga monitorimi i territorit me teknologji të avancuar, të cilat miratohen nga drejtori i përgjithshëm, brenda 6 muajve nga aplikimi i kësaj teknologjie;

nj) përpunimin e të dhënave nga sistemet me qëllim prodhimin e raporteve të ndryshme në ndihmë të grupeve të interesit, për qëllime vendimmarrjeje apo statistikore.”.