osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Vendimi i ri për “non gratat” nuk ka president që e heq, edhe sikur të quhej Mul

Vendimi i ri për “non gratat” nuk ka president që e heq, edhe sikur të quhej Mul

Nga Anri Bala

Vendimi i fundit i administratës së Presidentit Joe Biden, për zgjerimin e sanksioneve ndaj individëve dhe institucioneve që kërcënojnë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, është një këmbanë alarmi dhe duhet tu ketë ngrirë buzeqeshjen në fytyrë ëndrrimtarëve të pashoq në Shqipëri, se në rajon, të damkosurit as që e mendojnë e jo më, ta artikulojnë.

Kur të gjithë të sanksionuarit në Ballkanin Përëndimor e kishin harruar këtë vendim të muajit Qershor 2021, Presidenti në largim Biden, nxorri një vendim të ri të Departamentit të Thesarit, për të aktivizuar masat me sekuestro dhe shkatërrimin e aseteve kriminale, mbi bazën e të cilëve, është bërë sanksionimi.

Ky vendim, duhet t’i frikësoj të gjithë personat “non grata”, duke përfshirë dhe anëtarët e familjes Berisha, të cilët në unison flasin lartë e poshtë, sikur sanksionimi “non grata” është një shaka, sepse sipas tyre, as që i plas Berishës, nëse nuk shkon për turizëm në Miami apo Florida.

Ky është një humor, për ata që shikojnë ëndrra me qeros që i dalin flokët, porsa të vijë heroi i tyre Trump.

Por, a do kenë shans pas këtij vendimi të ëndërrojnë si PD edhe familja Berisha? Po, sepse ëndrrat janë falas! Në çfarë do faze të jetë imagjinata, kurrë nuk vlen për njerëz me mend në kokë, që një president, qoftë ky amerikan, të arrij të heq një vendim ligjor të DASH, e kjo jo vetëm për Berishën, por për të gjithë të sanksionuarit, në Ballkanin Perëndimor.

A mundet DASH të harroj të gjithë ambasadorët, duke filluar me Ryersonin, e deri tek të fundit, Arvizu, Donald Lu dhe Yuri Kim, që ky i ka trajtuar si armiq e u ka vënë lloj-lloj epitetesh me fjalorin e një të çekuilibruari mendor? A ka shqiptarë, që e ka harruar se asnjë Prokuror i Përgjithshëm, që nga Maks Haxhia, Arben Rakipi, Dhori Sollaku e deri tek Ina Rama, me përjashtim të sinonimit të tij non grata… Adriatik Llalla, nuk ka arritur të mbyll mandatin me Berishën në pushtet?

A ka shqiptarë që nuk e mban mend largimi në panik i Kreut të Kasacionit Zef Brozi drejt SHBA-ve, duke përfituar dhe azil politik si i persekutuar dhe i rrezikur nga Berisha, i cili sipas Brozit i kishte kërcënuar edhe me eleminim fizik?

A janë këto ngjarje të mjaftueshme për SHBA ta sanksiononte si “Non Grata” Berishën dhe familjen e tij? A ekziston mundësia e heqjes së kësaj damke, kur janë me dhjetëra krime të tjera elektorale… deri te futja e vendit dy herë në luftë civile?

Heqja e sanksionit “non grata”, është deri diku i përafërt me “expulsin” e famshëm nga vendet e BE-së, i cili është i pandryshueshëm, për aq kohë, që është dhënë. Madje edhe pas përfundimit të afatit, duhet të aplikosh me një avokat në gjykata, për tu marrë një vendim, që kjo masë është ezauruar dhe nuk të pengon lëvizjen në vendin e origjinës së lëshimit të kufizimit.

Nga ana tjetër, “non grata” është një dënim paafat, i përjetshëm dhe nësë do të hiqej, duhet të kaloi nga Gjykata Federale, ku presidenti Trump nuk ka asnjë akses ligjor, siç presin partizanët e SHQUP-it, që e kujtojnë se drejtësia amerikane është ajo, e kohës së qoftlargut, ku i shpëtonin gjykimit me raporte për dhimbje barku, temperaturë dhe diarre të rëndë.

Sipas SHQUP-istëve të tërbuar, Trumpin “mezi e zë gjumi natën”, e sa të vijë në pushtet do të anulloj sanksionet “non grata” të familjes Berisha, edhe pse faktet apo zhvillimet gjyqësore në SHBA, tregojnë se Presidenti Amerikan, edhe sikur ta kishte vëlla Saliun, nuk e ndihmon dot, për sa kohë është i pafuqishëm, të ndihmoi veten e tij përballë gjykatave amerikane.

Jo Trump të vijë president, por edhe Mul Noka, Berisha dhe familja e tij vulën “non grata do e marrin me vete në botën tjetër.

Këtë, ai e di shumë mirë Saliu, por mban me gajret partizanët e tij, duke pretenduar se Donald Trump si i djathtë, që as nuk e di se ekziston Saliu, do të shpëtoi gjithë të djathtët e sanksionuar nga demokratët e Joe Biden, që kanë bërë krime kundër demokracisë në vendet e tyre, shtetit ligjor dhe janë vlerësuar si rrezik për demokracinë nga SHBA, duke e zhytur vendin e tij në derexhenë, që ka qenë Shqipëria e ’96-ës… e Sali Berishës. /Ekskluzive .al