Për avokatin Spartak Ngjela beteja e vërtetë e presdientit Ilir Meta me drejtësinë do të fillojë pas mbarimit të mandatit më 24 korrik. Duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mosshkarkimin e Metës , ai tha se shkelja e rëndë do të ketë pasojë.
“Shkelja e rëndë do të ketë pasojë. Kur ndërroi datën e zgjedhjeve lokale kërkonte destabilizim, por palët nuk e pëfillën. Gjykata Kushtetuese nuk gjykohet.
Me nuk e kishim përcaktuar juridikisht se çfarë është shkelja e rëndë, do t’i takonte Gjykatës Kushtetuese të bënte interpretimin dhe të mbetej si ligj. Shkeljen e kishte, por nuk ishte e rëndë sipas Gjyaktës.
Beteja e tij nuk ka filluar. Më 24 korrik i fillon procedura për korrupsion, sapo të mbarojë mandatin. Atëherë mund t’i filloi një proces, është në listën e të korruptuarve.”, u shpreh ai për Report Tv.