osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vendimet e firmosura nga Saliu për klientët e Argitës: Dosjet mbi aferat e klanit Berisha! Miliona euro në studion e familjes nga Lazareviç

Vendimet e firmosura nga Saliu për klientët e Argitës: Dosjet mbi aferat e klanit Berisha! Miliona euro në studion e familjes nga Lazareviç

Pas 30 vitesh jetë politike aktive, Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi Sali Berishën si person “non grata”, duke akuzuar se ka përdorur institucionet publike për të pasuruar vetveten, aleatët e tij politikë dhe familjen e tij në vitet kur ishte kryeministër i vendit nga 2005 deri në 2013. Bashkë me të janë futur në listën e zezë edhe bashkëshortja Lirie, djali Shkëlzen dhe e bija Argita Berisha Malltezi.

Pikërisht disa prej aferave të shumta të ish-kryeministrit, Report TV i dedikoi dy investigime të gjata, duke zbuluar për herë të parë llogaritë e familjes: Që nga klientët miliarderë të Argita Berishës, që i paguanin fatura të bijës në këmbim të favoreve të babait, në lumin e milionave të eurove që dhëndrri Jamarbër Malltezi ka investuar në ndërtimin e dhjetëra kullave në zemër të kryeqytetit pa treguar asnjëherë origjinën.

Pesë emisione me akuza eksplozive dhe dokumente të pabotuara më parë që shpjegojnë vendimin e bujshëm të Departamentit të Shtetit, i destinuar të ndryshojë rrjedhën e historisë së politikës shqiptare.

Nga 20 maji deri të hënën 25 maj, çdo ditë rreth orën 19.20, ekskluzivisht në Report TV. Shqiptarja.com po risjell një nga investigimet e kryera nga Report Tv ku redaksia investigative rindërton një pjesë të aferave të familjes Berisha dhe të skemës klienteliste të ndërtuar përreth Argita Berishës dhe studios së shoqes së saj Flutura Kola, që funksiononte si ombrellë për të fshehur favoret që Sali Berisha u garantonte klientëve miliarderë të vajzës së tij.

Aferat e klanit Berisha, tjetër investigim në Report Tv! Gjithë vendimet e firmosura nga Saliu për klientët e Argitës (VIDEO)

Investigimi i parë:

Si ambasadori i aso kohe John Withers përshkruante mjerimin e Shqipërisë 3 vite pas ardhjes në pushtet të Berishës, sot kërkojnë rikthimin në 25 prill

“Nga momenti që hyni në një spital, shkollë, ministri, ndërtesë qeveritare, gjykatë, apo edhe për të marrë një certifikatë lindje nga zyra e gjendjes civile, një person duhet të paguajë një tarifë shtesë jozyrtare ose të njohë një mik nga brenda për të marrë çdo gjë që kërkon ”

Ky është një kabllogram konfidencial i dërguar me 6 qershor 2008 Departamentit të Drejtësisë amerikane nga ambasadori në Tiranë, John Withers. Është përshkrimi i mjeruar i Shqipërisë tre vite pas ardhjes në pushtet të Sali Berishës. Një Shqipëri, që lideri i Partisë Demokratike, i cili kishte fituar zgjedhjet e 26 qershorit 2005 me sloganin “Koha për ndryshim”, jo vetëm që nuk e kishte ndryshuar, por e kishte zhytur në një kënetë korrupsioni dhe nepotizmi familjar në të gjitha nivelet e Shtetit.

Një sistem qeverisjeje i sëmurë, që Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë gati ta ripërsërisin, nëse do të ktheheshin në pushtet pas zgjedhjeve të 25 prillit, për të cilat po bëjnë sërish garë me një koalicion të quajtur “Aleanca për ndryshim”, i njëjti slogan i 16 viteve më parë.

Zgjedhësit votuan Partinë Demokratike, por bashkë me Sali Berishën, në pushtet erdhi dhe familja e tij. Pak muaj pasi u zgjodh kryeministër, vajza e tij Argita Malltezi u kthye në Shqipëri nga Prishtina duke lënë pas një punë 6 vjeçare të mirëpaguar në Misionin e OKB-së, UNMIK, për të hapur një kompani ligjore në Tiranë. Bashkë me të kthehet edhe bashkëshorti, Jamarbër Malltezi. Edhe vëllai i saj, Shkëlzen Berisha zbulon talentin e ekspertit dhe hap si e motra një studio ligjore, që çuditërisht e mbyll të njëjtën ditë që babi i tij lë qeverinë, në shtator të 2013.

Të gjithë se bashku krijojnë në pak muaj një klan pushteti nepotik, në të cilin ftohet të bëhet pjesë edhe Lulzim Basha (edhe ai i kthyer prej pak kohësh nga Kosova dhe miku i ngushtë i Argita Berishës) që merr me vete dhe kunatin Erion Isufi. Një grup politiko-afarist me mijëra tentakula që falë mbështetjes së Sali Berishës do të dominojë i qetë deri në humbjet zgjedhore të 2013, dhe që sot, me të njëjtën formë dhe me të njëjtët njerëz, ëndërron të kthehet në pushtet.

Investigimi i dytë: Me ardhjen në Tiranë në vitin 2006, familja e Argita Berishës ka hequr dorë nga një pagë prej 12.500 dollarë në muaj! Pse

Më 3 tetor 2006 në të vetmen intervistë televizive të dhënë, Argita Berisha tha se që nga 1996 deri në kthimin e saj nga Kosova në shtator te 2005, ajo kishte kursyer bashkë me të shoqin, Jamarbër Malltezi, një pasuri prej 1 milionë e 50.000 dollarë, duke përfshirë këtu edhe shumën e një kredie bankare prej 150.000 eurosh. Argita pohoi se bleu me ato para’ pasuri të patundshme për një vlerë 745.000 dollarë, duke arritur me një rezultat të habitshëm t’i kushtojë 75% të pasurisë së saj investimeve të patundshme dhe vetëm 25 % shpenzimeve të përditshme për atë, bashkëshortin dhe tre fëmijët.

Në atë 25% të shpenzimeve, përveç ushqimit, udhëtimeve, veshjeve dhe shpenzimeve për arsimim shtohen edhe kostot e qirave për 66 muaj qëndrim në Kosovë, pasi në totalin e të ardhurave të saj Argita Berisha llogariti edhe dietat e marra nga UNMIK për këtë qëllim.

Nga këto të dhëna duket qartë që Argita Berisha, duke u kthyer në Tiranë, ka hequr dorë nga një rrogë neto prej 5000 dollarësh në muaj, të cilës duke i shtuar dietat dhe benefite të tjera, shkonte deri në 7500 dollarë në muaj.

Bashkë me të kthehet në Shqipëri edhe bashkëshorti Jamarbër Malltezi, edhe ai nëpunës pranë UNMIK nga ku merrte 5000 dollarë në muaj si të ardhura. Në këmbim të çfarë benefiti çifti Berisha-Malltezi hoqi dorë nga rroga 12.500 dollarë në muaj të paguara nga Kombet e Bashkuara? E pyetur Argita përgjigjet se e bëri për fëmijët e saj, të gjithë në moshë të re, që pas 5 vite e gjysëm të rritur në Kosovë, papritur kishin nevojë për dashurinë e gjyshërve, aq më shumë tani që gjyshi Sali ishte bërë edhe kryeministër.

Edhe nëse do të donim t’i besonim këtij versioni, mbetet pyetja kryesore: me cilat të ardhura dy bashkëshortët Malltezi-Berisha mendonin ta mbanin familjen pasi u kthyen në Shqipëri, duke patur konsumuar tashmë pjesën më të madhe të pasurisë së tyre në pasuritë e patundshme? Siç vetë Argita e pohon në fakt, në fund të vitit 2006 familja Malltezi-Berisha kishte në bankë vetëm 39.500 dollarë dhe 2000 euro gjendje, shumë që pjesërisht duhet të përdorej edhe për të shlyer kredinë prej 150.000 eurosh me afat 15 vite, e marrë nga banka Emporiki për të blerë një apartament luksoz në ETC, në qendër të Tiranës.

Në fakt Argita dhe Jamarbëri hoqën dorë nga një rrogë prej 12.500 dollarësh në muaj pa pasur asnjë të ardhur tjetër të garantuar përveç mësimit në Universitet, pasi vendimi për t’u kthyer në Shqipëri lidhet me rolin e Sali Berishës i sapozgjedhur si kryeministër i Shqipërisë, pra me bindjen se të dy do të fitonin shumë më shumë falë favoreve të tij. Gjë që ndodhi me të vërtetë.

Siç zbuloi Report TV në një investigim të mëparshëm Jamarbër Malltezi, vetëm një vit e gjysmë pas kthimit të tij në Tiranë, firmos me sipërmarrësin mik Fatmir Bektashi një kontratë për të ndërtuar 35% të 17 kullave që përbëjnë kompleksin Magnet: në total 125.000 metra katrorë që kushtuan mbi 30 milionë euro në ndërtim dhe me një vlerë në tregun imobiliar prej të paktën 120 milionë euro. Në 2019 Jamarbër Malltezi firmosi prape me Fatmir Bektashin një kontratë të dytë për të ndërtuar 50% të 49.000 metrave katrorë të tjerë në kompleksin Magnet2, që kushtojnë 21 milionë euro dhe që në tregun imobiliar vlejnë të paktën 50 milionë euro.

Dy investimet gjigande u realizuan mbi tokat e ish-Kompleksit Sportiv Partizani, të cilin Sali Berisha e privatizoi në favor të ish-pronarëve të supozuar, mes të cilëve me kuota shumë të vogla dhe dhëndri i tij. Por pyetja që i bëhet Jamarbër Malltezit është një tjetër: Ku i gjeti kapitalet e duhura për të financuar këto dy investime miliardere, duke pasur në bankë vetëm 39.500 dollarë dhe 2000 euro?

Përgjigja mund të gjendet pjesërisht në dokumentet e zbuluara nga redaksia investigative e ReportTV, e cila për herë të parë po përpiqet të hedhë dritë në aferat e familjes Berisha-Malltezi dhe si u ndërtua e gjithë skema e fitimit të miliardave nga ana e kësaj familje.

Argita Berisha kthehet në Tiranë bashkë me një mikeshën e saj të vjetër dhe bashkëpunëtore në UNMIK, Flutura Kola Tafaj, edhe ajo avokate, edhe ajo e vendosur të lërë pas kurrizit rrogën e sigurt të marrë deri në atë moment në Kosovë nga arkat zemërgjera të Kombeve të Bashkuara, për t’u kthyer të jetojë në Shqipëri me familjen pa asnjë punë të garantuar. Sipas faqes investigative BIRN, ato ndërtuan tri kompani ligjore – Malltezi & Kola, Kola & Associates dhe Malltezi & Associates – duke ndarë zyrën dhe një listë në rritje klientësh fitimprurës.

BIRN pretendon qe sipas të dhënave të regjistrimit të bizneseve, kompanitë ligjore të Malltezit u krijuan më 19 dhjetor 2005, pra vetëm 3 muaj pas emërimit të Sali Berishës në krye të qeverisë, por në të vërtetë gjurmët e studiove ligjore të Argita Berisha Malltezit janë zhdukur.

Në faqen zyrtare të QKB ku ruhet memoria e të gjitha shoqërive të regjistruara në Shqipëri, përfshi dhe ato jo më aktive, nuk gjendet më asnjë gjurmë e studiove ligjore “Malltezi & Kola” dhe “Malltezi & Associates”. Do të ngrihej dyshimi se nuk kanë ekzistuar kurrë, nëse nuk do të gjenim një kurrikulum të Argita Berishës në të cilin ajo vetë referon se ka punuar në studion “Malltezi & Associati” nga 2005 deri në 2009. Një studio që nuk rezulton të jetë regjistruar kurrë.

Në intervistën e saj në TV Klan në tetor të 2006, Argita Berisha shpjegon se ka punuar në studio me Flutura Kolën në 2005 vetëm për disa muaj dhe për t’u shkëputur më pas për të krijuar një studio të pavarur. Por kjo gjë nuk gjen konfirmim në regjistrat publikë të Shtetit, as në Drejtorinë e Tatimeve, ku nuk shfaqet asnjë studio ligjore “Malltezi & Associates”, as gjenden gjurmë të bilanceve të aktivitetit të saj profesional që sipas ligjit duhet të ishin të depozituara. Madje dokumentet e siguruara nga Report Tv tregojnë që edhe mbi këtë çështje Argita Berisha gënjen.

Investigimi i tretë:

Argita Berisha-Flutura Kola Tafaj, 2 studio ligjore me të njëjtat adresa dhe numër telefoni

Kjo që shikoni është një faturë pro-forma, e prere nga studio “Malltezi & Associates” në vitin 2007, pra dy vite pasi Argita Berisha pretendonte qe kishte shkëputur marrëdheniet me Flutura Kolewn. Por fatura, ku mungon NIPT që është numri i identifikimit te tatimeve, tregon që adresa dhe numri i telefonit te studios “Malltezi & Associates” është i njëjti me adresën dhe numrin e telefonit të studios “Kola & Associates”.

Dokumenti vërteton që Argita Berisha ka vazhduar aktivitetin e saj profesional nën hijen e Flutura Kolës që ia ka deleguar kompetencat per të arkëtuar paratë. Pra ia ka lënë në dorë “punën e pistë”

Kjo zgjedhje nuk është e rastësishme, por është një skeme e ndërtuar nga Argita Berisha për të fshehur lidhjet me klientët e saj dhe në këtë mënyrë, për të maskuar konfliktin e interesit të paraqitur nga favoret që klientët e saj marrin nga babai kryeministër në këmbim të konsulencave që paguajnë. Vetëm në deklaratat e pasurisë që Argita Berisha ka bërë publike për vitin 2008, dalin për herë të parë të ardhura nga aktiviteti i avokatisë për një shumë 5.264.363 lekë, pra rreth 40.000 euro në gjithë vitin. Një shumë qesharake e krahasuar me qindra mijëra euro që kolegia e saj Flutura Kola, siç do të dokumentojmë, arkëtonte në të njëjtën periudhë.

Investigimi i katërt, DASH:

Edhe pse aktiviteti i Argita Berishës si avokate ishte i fshehur, një numër gjigand klientësh drejtohen te ajo, i gjen zgjidhje menjëherë

Edhe pse e fshehur, aktiviteti i Argita Berishës si avokate, njihet nga të gjithë, edhe nga ambasadori amerikan John Withers, i cili në kabllogramin sekret dërguar Departamentit amerikan të drejtësisë me 6 qershor 2008, jo vetëm sinjalizon numrin gjigand të klientëve që i drejtohen asaj, por tregon edhe një episod në të cilin evidenton shpejtësinë e çuditshme me të cilën Argita Berisha zgjidh konfliktet ligjore në favor të klientëve të saj:

“E reja Berisha zgjidh mosmarrëveshjen: Ekziston një ndërtesë e vjetër e epokës komuniste në qendër të Tiranës ende e referuar si Pallati i Kulturës, i cili strehon një librari ndërkombëtare, të frekuentuar kryesisht nga të huaj. Një mosmarrëveshje mbi inventarin e dëmtuar të dyqanit u zgjidh kohët e fundit nga kush tjetër veç vajzës së Kryeministrit, Argita Berisha. Znj. Berisha, qe praktikon privatisht aktivitetin si avokat në Tiranë qe ka lulëzuar vitet e fundit, ka patur një rritje të lakmueshme të kërkesës për shërbimet e saj.

Në rastin e saj më të fundit, cilësia e dobët e punës së rinovimit në katin e dytë mbi librari çoi në një luftë midis ndërmarrjes italiane të rinovimit dhe pronarit të librarisë, i cili kërkoi dëmshpërblim për inventarin e tij të shkatërruar. Mosmarrëveshja u zgjidh jashtë gjykatës kur shërbimet e znj. Berisha u prokuruan nga libraria. Në atë që mund të përshkruhet vetëm si një demonstrim i aftësive të saj të mprehta juridike, pronarët e biznesit të katit të dytë paguan dëmet një ditë më pas, një zgjidhje jashtëzakonisht e shpejtë në një vend ku paditë mund të duhen vite për t’u zgjidhur – ËITHERS’’

Është e qartë që Argita Berisha, edhe pse nuk shfaqet, punon nën hijen e Flutura Kolës, duke i lënë shoqes së saj emrin e studios dhe detyrën për të arkëtuar pagesat e bëra në rrugë bankare, ndërsa ajo merret me gjetjen e klientëve, ekskluzivisht biznesmenë të cilëve, siç tregojnë dokumentet që Report TV është në gjendje të tregojë, iu merr pagesa të majme në këmbim të favoreve të siguruara nga babai i saj, kryeministri i vendit.

Studio “Kola & associates” nisi zyrtarisht aktivitetin e saj ligjor me 10.12.2007. Dhe pikërisht 2007 dhe 2008 janë vitet e para milionere për aferat e familjes Berisha, siç tregojnë skandalet publike që përfshijnë qeverinë. Në qendër të akuzave janë vazhdimisht dy fëmijët e kryeministrit: Argita me bashkëshortin Jamarbër Malltezi, dhe vëllai i saj Shkëlzen.

Në këtë periudhë piqen afera shumë të njohura si privatizimi i Kompleksit Sportiv Partizani, spekulimi i Porto Romanos në favor të biznesmenti serbo-boshnjak Damir Fazlliç, tragjedia e Gërdecit dhe trafiku i armëve drejt Afganistanit, deri te skandali i shkatërrimit të Jalës që përfshin bashkë me Jamarbër Malltezin edhe funksionarë të Bankës Botërore ose skandali e rruga Durres-Kukes.

Në këto afera shfaqen me detyra të ndryshme emri i Argita Berishës, Jamarbër Malltezit, Shkëlzen Berishës, Flutura Kolës dhe të bashkëshortit të saj, por shpesh dalin edhe emra të tjerë që i përkasin të njëjtit grup interesi, dhe konkretisht lideri aktual I Partise Demokratike Lulzim Basha, krahu i djathtë i familjes Berisha sot si 16 vitet më parë, dhe Erion Isufi, kunati i tij.

Në fakt në vitet kur Sali Berisha është në pushtet, pjesa më e madhe e skandaleve të lidhura me familjen e tij, nuk dalin as në televizion dhe as në faqet e gazetave, pasi abuzimet mbeten të fshehura, të padepërtueshme edhe nga pak media opozitare që do të kishin kurajën për të denoncuar abuzimet e një qeverie që ka qenë gjithnjë shumë e ashpër me mediat e pavarura, duke mbyllur gojën me kërcënime dhe dhunë ndaj gazetarëve të lirë e duke u lejuar çdo lloj paligjshmërie e abuzimi gazetarëve e botuesve miq, të cilët ofronin në këmbim heshtjen e tyre.

Për herë të parë redaksia investigative e ReportTV ka zbuluar dokumente që lidhin në mënyrë të drejtpërdrejtë paratë e arkëtuara nga Argita Berisha dhe Flutura Kola, me vendimet politike të marra nga Sali Berisha. Dokumente që tregojnë se si çdo klient i studios ligjore të familjes, përputhet me vendime, licenca dhe koncesione të firmosura nga Sali Berisha në favor të atyre të njëjtëve biznesmenë që paguajnë fatura prej qindra mijëra eurosh.

Shumë dokumente janë shkatërruar para se Berisha të dorëzonte zyrat e pushtetit dhe studio Flutura Kola & Associates i ka bërë publike bilancet e saj vetëm duke filluar nga 2011. Por edhe pse ajo që kemi dokumentuar nuk mjafton të llogarisim përmasat reale të fitimeve të jashtëligjshme që familja Berisha dhe klani i tyre kanë mundur të sigurojnë në tetë vitet kur Sali Berisha ishte në krye të qeverisë, janë gjithsesi të mjaftueshme për të provuar një sistem milioner që Sali Berisha, Lulzim Basha dhe familjet e tyre janë të gatshëm ta ripërsërisin, nëse do të ripreknin pushtetin me dorë.

Investigimi i pestë:

Shoqja e Argita Berishës (Flutura Kola Tafaj) arkëtoi në 63 mijë euro në muaj

Këto që po shihni janë trasfertat bankare të përfituara nga studio Kola & Associates mes viteve 2007 dhe 2008, të ndodhura në dosjen e vetme të hapur nga prokuroria shqiptare mbi aferat afër familjes Berisha. Hetimet filluan në fund te 2008 pas shpërthimit të skandalit mbi biznesmenin boshnjak Damir Fazlliç dhe të arkivuara menjëherë me urdhër të kryeministrit. Hetimet nuk guxuan të shtriheshin te Argita Berisha dhe as te bashkëshorti i saj Jamarbër Malltezi që edhe në atë aferë të piste të shitblerjes së tokave në zonën e Porto Romanos, ishin totalisht të përfshirë. Hetimet bankare të kryera përmes Drejtorisë së Përgjithshme kudër pastrimit të parave, lejuan ama që të verifikoheshin trasfertat e marra në vetëm 10 muaj nga Flutura Kola dhe Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës.

Në ato dhjetë muaj, pra nga 28 dhjetori 2007 deri ne 16 tetori2008 studio “Kola&Associates” ka marrë në llogarinë bankare 341.433 euro, ndërsa Flutura Kola ka arkëtuar në llogarinë e saj personale si avokat 289.000 euro të tjera. Një mesatare prej 63.000 euro në muaj të cilat nuk kanë asnjë justifikim tjetër veç marrëdhënies dhe komplicitetit me Argitën dhe Sali Berishën. Ndërsa Argita deklaronte të ardhura vetëm për 40.000 euro dhe vetëm për një në vit, kolegia e saj Flutura Kola arkëtonte 63.000 euro në muaj, e megjithatë kjo shumë është vetëm maja e ajsbergut të një xhiroje parash shumë më të madhe e pjesa më e konsiderueshme e trajtuar në cash.

Investigimi gjashtë:

Klienti i shoqes së Argita Berishës, ASG Power, pagoi 177 mijë euro dhe Berisha firmoi VKM për interkonjeksionin

Mes arkëtimeve të bëra në llogarinë e Flutura Kolës në ato 10 muaj të vendosur nën lenten e prokurorisë, shfaqen 168.745 euro të paguara nga shoqëria svicerane ASG Power. ASG Poëer merret me energji dhe ka seli në Lugano, në Kantonin Tiçin. Pronare me 50% është shoqëria elektrike zvicerane me kapital publik AET. Në 16 qershor 2006 shoqëria hap një filial në Shqipëri duke premtuar projekte ambicioze. Një nga dy administratorët e filialit shqiptar quhet Agim Gjinali, një biznesmen i përfolur i Kosovës rezident në Zvicër e që ka një rrjet të dendur marrëdhëniesh ndërkombëtare, përfshi dhe lidhje të dyshimta me Kremlinin.

Në një intervistë dhënë të përditshmes greke Kathamerini me 21 nëntor 2007, Agim Gjinali ilustron planet që ASG Poëer ka për Shqipërinë dhe lajmëron projektin për të ndërtuar një linjë interkonjeksioni dhe një central termo-elektrik, për një superinvestim prej 3.7 miliardë dollarësh. Ëndrra e Gjinalit është që të prodhojë kaq shumë energji derisa ta bëjë Shqipërinë të pavarur nga prodhimi ndërkombëtar.

Një plan ambicioz që Gjinali e bën të ditur pasi është i sigurt se ka siguruar ndërkohë mbështetjen e qeverisë, natyrisht falë Argita Berishës. Në fakt filiali ASG Poëer është nën kontrollin e familjes. Në këshillin mbikqyrës të ASG Poëer emërohet Florenc Kola, bashkëshorti I Flutura Kolës dhe mik i ngushtë i Argita dhe Jamarbër Malltezit, me të cilët ka ndarë edhe afera të tjera.

Florenc Kola me 7 maj 2008 pushon administratorin e dytë të filialit, italianin Paolo Rossi dhe emëron në vendin e tij Fatmir Bektashin. Bektashi është i njëjti biznesmen që në të njëjtët muaj të 2008 bëri me Jamarbër Malltezin një marrëveshje për ndërtimin e 17 kullave të kompleksit Magnet mbi truallin e ish-Kompleksit Sportiv Partizani, një investim mbi 30 milionë euro që Jamarbër Malltezi impenjohet të financojë për 35% edhe pse në bankë zyrtarisht ka vetëm 39.500 dollarë.

ASG Power derdh nga Zvicra në llogarinë e Flutura Kolës 168.745 euro, ndërsa në studion Kola & Associates shlyen një faturë për 8.718 euro. Sali Berisha këmben favorin. Me 14 nëntor 2007 firmos VKM numër 778 me të cilën autorizon ASG Poëer Albania ‘’ndërtimin e linjës tregtare, me rrymë të vazhduar, të interkonjeksionit Seman, (Shqipëri) – Foxhia, (Itali)’’.

Por pas pagesës së shumës diçka thyhet dhe afera prishet. Vetëm shtatë muaj pasi kishte marrë lejen nga qeveria, në fakt, shoqëria publike zvicerane AET, distancohet nga ASG Poëer duke shitur pjesëmarrjen e saj e duke dalë përfundimisht nga projekti. Në vitin 2019 ASG Poëer falimenton pa realizuar asnjë projekt në Shqipëri, ndërsa filiali shqiptar është ende aktiv në duart e Fatmir Bektashit.

Investigimi 7/ Klienti i shoqes së Argita Berishës, Union Eolica Albania shpk pagoi 64800 euro dhe Berisha firmosi VKM për parkun Eolik në fshatin Kryevidh në Kavajë|

Nuk është hera e parë që një shoqëri paguan studion e konsulencës të lidhur me Argita Berishën, Sali Berisha firmos një VKM falë asaj konsulence dhe që pastaj investimi për arsye misterioze bllokohet. Ndodhi edhe me Union Eolica Albania shpk. Union Eolica shpk është një shoqëri e formuar në Shqipëri më 28.12.2007 dhe është në pronësi 100% të shoqërisë italiane Italgest Reneëables. Projekti i saj është që të ndërtojë në fshatin Kryevidh, pranë Kavajës, një impiant për te prodhuar energji prej erës, prej 150 megavat me një investim prej 200 milionë euro.

Edhe për këtë projekt, siç ndodhi me ASG Poëer, duhet mbështetja e qeverisë. Rruga e sugjeruar është e zakonshmja, dhe kështu Union Eolica Albania i beson studios së konsulencës të ortakes së Argita Berishës. Si për magji, portat hapen bashkë me portafolët: shoqëria nis të derdhë në studion e Flutura Kolës 64.800 euro. Një përfaqësues i Italgest nuk ka vështirësi as të takojë personalisht Sali Berishën, i cili lëshon për këtë takim edhe një deklaratë publike:

‘’Përfaqësues të kompanisë italiane “Italgest” i kanë prezantuar Kryeministrit projektin për ndërtimin e një impianti të madh për prodhimin e energjisë nga era, në zonën e Kryevidhit (afër Durrësit). Një impiant ky që parashikohet të ketë kapacitet prej 150 megavat dhe që kap vlerën e investimit në rreth 200 milionë euro. Kryeministri Berisha, pasi është njohur deri në detaje me këtë projekt e pasi u ka prezantuar përfaqësuesve të kompanisë situatën ekonomike dhe klimën e biznesit në Shqipëri, ka siguruar mbështetjen e qeverisë për suksesin e këtij projekti’’.

Me 6 gusht 2008 Enti Rregullator i Energjisë (ERE), liçencon në kohë rekord shoqërinë “Union Eolica Albania” sh.p.k. për ‘’ aktivitetin e ndërtimit, instalimit dhe shfrytëzimit të centraleve elektrike me erë, si dhe prodhimin e energjisë elektrike’’.

Kaluan vetëm 60 ditë nga kërkesa. ERE nga rikthimi i qeverisë Berisha drejtohet nga Bujar Nepravishta, pra një teknik në varësi të tij. Italgest është shumë e kënaqur dhe përveç 64.800 eurove të derdhura nga shoqëria e saj Union Eolica, paguan drejtpërdrejt studion Kola një tjetër faturë prej 7.189 euro.

Me 9.12.2008 Bujar Nepravishta merr një vendim të dytë dhe urdhëron edhe ‘’Të kualifikojë impiantin prodhues (Parku eolik Kryevidh, Kavajë) të shoqërisë “Union Eolica Albania” sh.p.k., si burim i rinovueshëm energjie’’.

Sali Berisha urdhëron ministrin e energjisë Genc Ruli të nisë procedurat për të autorizuar shoqërinë kliente të vajzës së tij të ndërtojë impjantin. Procedurat janë të ndërlikuara nga fakti se ligji mbi koncesionet nuk parashikon në atë moment sektorin e energjisë së rinovueshme. Por siç tregon ky dokument i 6 korrikut 2010 KKT i kryesuar nga Sali Berisha, kapërcen pengesat dhe autorizon ndërtimin e impiantit eloik siç kërkojnë Union Eolica dhe Italgest.

Nuk kuptohet se përse nga një moment e tutje edhe ky projekti bllokohet. Ndoshta ishte tepër i lartë çmimi për konsulencat e tjera? Kontrollet bankare mbi Flutura Kolën u ndalën në tetor të 2008 dhe kështu nuk është e mundur të verifikojmë se çfarë ka paguar tjetër Union Eloica dhe nëse ka pranuar të paguajë tjetër, në muajt dhe vitet që pasojnë. Por siç ndodhi me ASG Poëer, me rrëzimin e qeverisë Berisha, zhduket edhe Union Eolica e cila në 2018 ERE i heq edhe licencën, pa mundur të gjejë as ku e ka më selinë.

Investigimi 8/ Klienti i shoqes së Argita Berishës, Unifi Holdin LCC përfitoi VKM nga Berisha për shtirje të kabllove nëndetar

Me ‘’metodën Berisha’’ nuk ka fat as investimi i projektuar nga Unifi, shoqëri e huaj që përpiqet të realizojë në Shqipëri një linjë nënujore me fibra optike për të lidhur Shqipërinë me Italinë. Një tjetër investim që kërkon mbështetjen e qeverisë. Unifi Holding LCC hap një filial në Shqipëri. Shoqëria mëmë e regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e drejtuar nga Adrian Shatku, një shqiptar nga Peshkopia, i cili ka ngritur biznesin e tij të fuqishëm në Nju Jork. Me administrimin e degës së Tiranës ngarkohen Florian Shatku dhe Enkeleda Shatku, dy familjarë të afërt të bosit të madh, Adrian Shatku.

Edhe këtë herë hyn në skenë Argita Berisha: Unifi Communications Inc derdh në llogarinë e Flutura Kolës një këst të parë prej 7.656 euro, të mjaftueshme vetëm për të nisur një studim për mundësinë e realizimit. I përpiktë, ndërhyn baba Sali Berisha. Me 21 tetor 2010 Berisha firmos vendimin e këshillit të ministrave me numër 840 me të cilën lejon ‘’Shoqërinë UNIFI Holdings Inc. – dega Shqipëri, për të kryer studimin përkatës dhe për shtrirjen e kabllos nëndetare ndërkombëtare me fibër optike Bari (Itali) – Gjiri i Lalzit (Shqipëri)’’.

I dyshimtë edhe fakti që stacioni i nisjes së linjës nënujore të ishte hipotizuar pikërisht Gjiri i Lalzit, ku familja Berisha ka lagjen e vet dhe pronat. Por kablloja nënujore nuk u vendos kurrë dhe investimi deshtoi për të gjithë, përveçse për Flutura Kolën dhe ortaken e saj Argitën, që thjeshtë për atë VKM të mbetur pa vazhdimësi, futën në arkë 7.500 euro, shumë që një qytetar shqiptar nuk e arkëton as për një vit pune. Në fakt për Argitën është një shifër e papërfillshme, pasi janë të tjera shifrat që ajo merr për konsulencat e saj, sidomos kur bëhet fjalë për konçensione për shfrytëzimin e burimeve të naftës në vend.

Por pse shumë sipërmarrës, pikerisht kur duket se kanë vendosur biznesin e tyre në rrugën e duhur dhe kanë gjetur kontaktin e duhur politik, papritmas vendosin të tërhiqen? Një përgjigje jepet nga njëri prej tyre, pakistanezi Zafar Ansar, i cili pasi filloi marrëdhënien e konsulences me Argita Berishën dhe pasi mori faturën e parë, siç bëjnë shumë të tjerë, u tërhoq. Pse? Këtë herë është Zafar Ansa që e zbulon atë. Siç ka treguar vete dise vite me vone ne Top Chanel duke ekspozuar edhe provat, në fund të vitit 2007 edhe ai si shume te tjere kontaktoi me Argita Berishën për të bërë një investim 100 milion euro në Shqiperi në ndërtimin e një termocentrali.

Ka qene ambasadori shqiptar në Arabinë Saudite Admir Banaj ai qe i ‘’sugjeroi’’ vajzën e kryeministrit si ”një konsulente me kontaktet e duhura ”. Zafar Ansar bëhet kështu klient i Argita Berishës. Shkëmbimi i postës elektronike midis Zafar Ansar dhe Argita Berishës ku referohet Flutura Kola vetëm për çështjen e pagesave, është prova më e qartë se si vajza e kryeministrit ka përdorur studion e Flutura Koles si mbulim.

Për Argita Berishën marrëdhënia me investitorin pakistanez është një mundësi e artë edhe sepse ajo përpiqet t’i shesë tokën në të cilën do të ndërtojë termocentralin: në realitet është e njëjta tokë dhe e njëjta zonë ku ajo së bashku me burrin e saj Jamarber Malltezi dhe Flutura Kola me burrin e saj po blejnë tokë që Sali Berisha do të përfshijë më pas në parkun energjetik te Porto Romanos, duke dyfishuar vlerën e saj. Në një nga email me Zafar Ansar te zbuyluar nga Gazeta Tema disa vitet me pare, Argita i kërkon atij që ”të vendosë shpejt për tokën’’ sepse ajo është “nën presion nga agjentët në terren’’.

‘’Agjent në terren’’, pra sekseri, është burri i saj, Jamarber Malltezi. Zafar Ansar i cili është një sipërmarrës me përvojë fillon të bëhet i dyshimtë. Nga studio e Argites më pas merr propozimin e çuditshëm qe në vend që të paguajë shërbime konsulence në orë, mund te paguhet një shumë ndërmjet 1.5% dhe 3% të vlerës totale të investimit nëse investimi përfundon mire. Eshte ajo qe Flutura Kola quan ‘’success fee’’.

Pra Argita Berisha pretendon nga 1.5 deri 3 milion euro për një koncesion që varet nga babai i saj. Zafar Ansar refuzon dhe në atë moment detyrohet të heqë dorë edhe nga investimi. A u ndodhi kjo edhe investitorëve të tjerë të cilët, siç e kemi parë, kishin filluar mirë dhe më pas u tërhoqën papritmas? Për disa investitore, megjithatë, biznesi shkoi më mirë.

Investigimi 9/ Klienti i shoqes së Argita Berishës, Stream Petroleum Albania Limites pagoi 76276 euro dhe Berisha firmosi VKM-në për 4 vendburime të hidrokarbureve

Mes klientëve të studios ligjore të Argita Berishës dhe që përfiton nga favoret e Sali Berishës, është edhe Stream Petroleum Albania Limited. Shoqëria themelohet në Shqipëri me 5.10.2007 si branch shqiptar i kompanisë kanadeze Stream Oil & Gas. Pas një seri procesesh gjyqësore, tani ka ndryshuar emrin në “Transantlantic Albania LTD”.

Nga verifikimet bankare të kryera nga Agjencia antiriciklim mes janarit 2007 dhe tetorit 2008 zbulohet se Stream Oil & Gas i paguan studios Kola & Associates 57.486 euro dhe pastaj direkt i paguan Flutura Kolës një faturë te dyte 7.200 euro dhe një faturë te trete 11.590 euro. Edhe në këtë rast mungesa e dokumentacionit pas 16 dhjetorit 2008 e bën të pamundur verifikimin se në ç’mënyrë ka vazhduar marrëdhënia financiare mes shoqërisë dhe studios së konsulencës të lidhur me vajzën e kryeministrit. Ajo që është e qartë, është se çfarë përfiton Stream Oil falë asaj mbështetje.

Në të njëjtën periudhë që Stream Oil paguan 76.276 euro, Baba Berisha urdhëron Albpetrolin (shoqëri publike e kontrolluar nga qeveria) për të lëshuar konçensionin për 4 burime nafte. Pastaj I takon atij të firmosë. Me 8 gusht 2007 qeveria Berisha voton Vkm numër 509 me të cilën autorizon lidhjen e ‘’marrëveshjeve hidrokarbure, për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimet Ballsh-Hekal, Gorisht-Kocul, Cakran-Mollaj dhe në vendburimin e Delvinës, ndërmjet Albpetrol sha-së dhe Stream oil & gas limited’’. Edhe historia e Stream Oil në Shqipëri, me të rënë qeveria Berisha, u transformua në një konflikt institucional me Ministrinë dhe Drejtorinë e Tatimeve që përfundoi në gjykatë.

Investigimi 10/ Klienti i shoqes së Argita Berishës, Superbeton shpk pagoi 62400 euro dhe një nga ortakët fitoi tender për rrugën kryesor

Argita dhe Sali Berisha nuk janë të përfshirë vetëm në një konflikt interesi mes at e bijë, në të cilën klientët privatë të Argitës marrin favore nga qeveria e Saliut. Në disa raste konflikti i interesit bëhet i dyfishtë. Ndodhi me kompanine Superbeton shpk, që në periudhën mes 2007 dhe 2008 i paguan studios Kola & Associates 46.800 euro, ndërsa në llogarinë private të Flutura Kolës derdh 15.600 euro: në total 62.400 euro të paguara nga një shoqëri që është pjesërisht publike, pra e kontrolluar nga vetë Sali Berisha.

Superbeton shpk është një shoqëri e përzier publiko-private e ngritur në 28.09.1993. Në momentin kur shoqëria paguan studion e konsulencës të lidhur me familjen e kryeministrit, kontrollohet me 30 % nga ministria e Ekonomisë e drejtuar nga Genc Ruli dhe me 51% nga firma private Euroteorema që kur ka qene Berisha ne pushtet ka fituar dhjetëra tendera për realizimin e veprave publike. Për shembull pikërisht mes 2007 e 2008 kur studio e Argitës arketon 62.400 euro, Euroteorema fiton një tender për ndërtimin e rrugës nacionale Dhërmi-Himarë-Qeparo. Kush ka vendosur për të paguar këtë shumë të madhe në favor të studios Kola-Malltezi? Ministri që merr urdhëra nga Sali Berisha, apo shoqëria private që merr nga Sali Berisha tendera?

Rreth aktivitetit të konsulencës ligjore të Argita Berishës dhe klanit politiko-familjar që krijoi mes 2005 dhe 2013 kryeministri, gërshetohen një seri aferash milionere që përbëjnë gjithnjë një konflikt të hapur interesi dhe që ndonjëherë bëhen skandale të vërteta. Si historia e errët e parkut energjitik të Porto Romanos, një tjetër aferë e Sali Berishës për të favorizuar biznesmenin boshnjak Damir Fazlliç, edhe ai superfinancues i klanit të familjes Berisha jo vetëm përmes studios së Flutura Kolës, por, këtë herë, duke paguar drejtpërdrejt Jamarbër Malltezin, Argita Berishën dhe duke perdor si administrator Erion Isufin, kunatin e Lulzim Bashës. Një xhiro marramendëse parash prej miliona eurosh, me prejardhje nga parajsa fiskale dhe të konvertuara më pas në cash. Mënyra më e sigurtë për të korruptuar, pa lënë gjurmë.

Dhe pikërisht për këtë histori tjetër gjigande korrupsioni dhe mashtrime ndaj fshatarëve dhe pensionistëve që i kanë shitur tokat Jamarber Malltezit me ½ e vlerës, do të flasim me fakte dhe dokumente në investigimin e ardhshëm duke treguar prapaskena të pabotura ndonjëherë më parë.

Aferat serbe të Berishës: Miliona euro në studion e familjes nga Lazareviç, të lidhur me trafiqe e parajsa fiskale, dhe tendera 120 milionë euro për serbin.

INVESTIGIM 1/ DAMIR FAZLIÇ PER AFERAT E TIJ KONTRAKTON ARGITA BERISHEN DHE KUNATIN E LULZIM BASHË

Vetëm një vit pas kthimit të tij në qeverisje, nis të piqet një nga skandalet më të mëdha që përfshin qeverinë e udhëhequr nga Partia Demokratike dhe që prek drejtpërdrejtë Argitën dhe bashkëshortin e saj, Jamarbër Malltezi, pra familjen e kryeministrit. Në vitin 2006 një afarist misterioz boshnjak, Damir Fazlliç, mik dhe këshilltar i Sali Berishës në fushatën zgjedhore 2005, kërkon konsulencën e Argita Berishës për një aferë në dukje të thjeshtë: Kërkon të blejë toka në zonën e Porto Romanos, pranë fshatit Rinia, ku synon të ndërtojë një depozitë karburantesh. 

Mes tetorit dhe nëntorit 2006, siç ka treguar vete Flutura Kola në prokurori, Argita i prezanton Damir Fazlliçin, për t’i besuar formalisht detyrën studios legale “Kola & Associati” pas së cilës fshihet Argita Berisha.

Studio “Malltezi & Associati”, që Argita Berisha as nuk e ka regjistruar ndonjëherë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe studio “Kola & Associati”, kanë në fakt të njëjtën adresë dhe deri të njëjtin numër telefoni. 

Në pjesën e parë të këtij investigimi treguam se si dhjetëra klientë që kalonin nga studio e konsulencës  së vajzës së kryeministrit dhe të shoqes së saj, derdhnin në bankë qindra mijëra euro nën formën e konsulencës, duke marrë si këmbim favoret e Sali Berishës. Por aferat miliardere të Damir Fazlliçit bëhen të gjitha në para në dorë që vijnë nga parajsat fiskale, një skemë e përdorur prej kohësh në të gjithë botën si metodë korrupsioni dhe pastrimi parash, pasi ka avantazhin e madh që nuk lë gjurmë.  

Siç tregojnë këto dokumente, Flutura Kola, edhe pa e njohur kurrë Damir Fazlliçin para se t’ia prezantonte Argita Berisha, merr prej tij menjëherë aksesin total në llogarinë e tij bankare personale nga e cila, nga shkurti deri në dhjetor 2007 tërheq shumën 2.195.000 euro: janë të gjitha euro të prejardhura nga shoqëri off-shore që ajo i përdor si para cash. “Ato para’ përdoren për të paguar pronarët e tokave në Porto Romano” i tregon ajo prokurorit i cili në tetori 2008 heton Damir Fazlliçin për pastrim parash para se të detyrohej më pas, nga presionet e forta të qeverisë së Sali Berishës, t’i mbyllte hetimet.

Prokuroria dyshon se paratë që Damir Fazlliç merr në llogarinë e tij personale dhe jo në llogarinë e një shoqërie, janë para të pista të ricikluara përmes shoqërive të regjistruara në parajsa fiskale. Një shqetësim që nuk alarmon aspak kryeministrin e vendit dhe as Argita Berishën që bashkë me bashkëshortin Jamarbër Malltezi, siç do të shohim madje, arkëton një pjesë të atyre parave.    

Për transfertat me origjinë të dyshimtë, është i informuar edhe Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës, administrator i 3 nga 4 shoqëritë e hapura nga Damir Fazlliç në Shqipëri mes 2005 dhe 2006, përfshi edhe Croën Acquisition, që bëhet pronare e pjesës më të madhe të pronave të blera nga Damir Fazlliç në Porto Romano.

Edhe Erion Isufi përdor dhjetëra mijëra euro në cash duke i tërhequr nga llogaria e shoqërive të Fazlliçit ose duke i arkëtuar në llogarinë e tij personale. Një procedurë e ndjekur rregullisht edhe nga Flutura Kola.   

Në atë kohë Lulzim Basha ka detyrën e Ministrit të Transportit Telekomunikacionit dhe Punëve Publike nga e cila kalon shumica e parave të dedikuara për tenderat e qeverisë. Edhe Lulzim Basha deri në 2005 ka punuar në Kosovë bashkë me Argita Berishën, edhe ai vendos, siç bëri dhe ajo që la pagën e pasur të Gjykatës Ndërkombëtare, të rikthehet në atdhe e të udhëheqë fushatën zgjedhore në krah të Sali Berishës duke u bërë krahu i tij i djathtë.

Pikërisht në këtë kohë Lulzim Basha njihet me Damir Fazlliç. Afaristi boshnjak  e konsideron si një mik të dashur deri në atë pikë që punëson kunatin e tij Erion Isufi si administrator të shoqërive të tij. 

Damir Falliç në Tetor 2008

“Po gjatë qëndrimit tim këtu në kohën e fushatës së Partisë Demokratike miku im Sali më prezantoi me shumë të rinj të mrekullueshëm që ishin kthyer nga çdo pjesë e botës, nga shkolla shumë të mira për tu bërë pjesë e kësaj. Kam kaluar shumë kohë me thuajse të gjithë anëtarët e KOP-it. Si për shembull me Lulin apo me z. Basha.

Çfarë marrëdhënie keni me z. Basha?

Do të thosha që është ministër shumë i Zoti. Padyshim është mik i mirë. Kur e njoha ishte kryetar i KOP-it.

Nuk besoj që Basha të ketë qenë kryetar i KOP-it, mbase binte më shumë se të tjerët në sy?

Ndoshta më është fiksuar gabim por është një djalë i mrekullueshëm me një familje të mrekullueshme. Bashkë me të shoqen kishin punë shumë të mirë jashtë Tirane por i braktisën të gjithë dhe u kthyen këtu sepse ai pa, ashtu si edhe unë, te Berisha dëshirën për t’i trazuar gjërat, për ta ndryshuar këtë vend.

Thatë se z. Basha e keni mik. Atëherë si ka mundësi që kunati i tij, z. Erion Isufi është administrator i 3 prej 4 kompanive që ju keni në Shqipëri? A është ky një konflikt interesi?

Unë e bazoj biznesin mbi besimin. Erionin e njoha në vitin 2005 dhe i kërkova…

Në tryezën e z. Basha?

Nuk më kujtohet por kuptohet që nëpërmjet tij.

INVESTIGIM/ MILIONA EURO TE ARDHURA NE SHQIPERI NGA KOMPANIA SERBE OFF-SHORE DHE TERHEQUR NGA SHOQJA E ARGITES

Fondet që kalojnë në llogarinë personale të Damir Fazlliçit, nga e cila Flutura Kola tërheq 2.195.000 euro, siç tregojnë këto dokumente bankare, vijnë të gjitha nga 2 shoqëri off shore me seli në Qipro: transferta e parë bëhet me 2 shkurt 2007 nga shoqëria Pluto International, që derdh 1.099.975 euro. Në korrik 2007 e njëjta shoqëri derdh 99.925 euro dhe në dhjetor derdh 299.925 euro. Në total 1.500.000 euro që Flutura Kola i tërheq menjëherë cash sapo banka sinjalizon mbërritjen e atyre parave në llogarinë e Fazlliçit.  

Mes 28 dhe 31 gushtit 2007 mbërrijnë dy transferta të tjera për një total prej 950.000 euro, këtë herë të derdhura nga shoqëria Irongold services Limited edhe kjo rezidente në një parajsë fiskale, dhe edhe këto euro tërhiqen menjëherë nga Flutura Kola.

Kompania Pluto International dhe Irongold services janë pjesë e një serie kompanish guacka mbrapa të cilave fshihet afaristi serbo-malazez Vojin Lazareviç emri i të cilit është i lidhur me shumë afera të errëta të vendit ballkanas. Pozicioni i Lazareviç si ortak i Pluto International zbulohet nga ky dokument rus ku listohen aksionistët e bankës Euroaksi që Sllobodan Milloshevic hapi në 1994 në Moskë për të ruajtur sasitë e mëdha të parave me qëllimin për t’i shpëtuar nga embargo ndërkombëtare.

Ndërsa ortake e Irongold services rezulton kompania qipriote Altaria research që ka zyrtarisht si pronare dy kompani të tjera guacka qipriote, Avomar Limited dhe Amerito Limited, të dyja të përmendura në dokumentet e Panama Papers si kompani të dyshimta.

Është pikërisht Altaria research një tjetër kompania pas së cilës fshihet Vojin Lazareviç që manovron shumë afera në Shqipëri duke përdorur Damir Fazliç, Argita Berishën dhe ortaken e saj Flutura Kola.

Në intervistën e vetme dhënë një televizioni shqiptar në tetor 2008, Fazliç deklaroi se shoqëria Altaria është e tija.   

“Në fakt një prej kompanive të mia dhe në lidhje me të dëgjova se ka pasur shumë keqkuptime në media, është Croën Acquisition. Është ende pronë e imja. Ajo kompani është shitur në rrugë ligjore për 1.7 milionë euro një kompanie qipriote që quajtur Altaria research Limited që është po prona ime”, thoshte ai.

Fazlliçi në atë intervistë gënjen pse siç e pranon vete ai në një intervistë të mëpasshme bërë gazetarëve të BIRN, do të saktësojë se ai dhe Lazareviçi janë ortakë me 50%, po ndoshta gënjen prapë sepse, me shumë gjasa, pronari i vetëm i Altaria është Vojin Lazareviç. Është pikërisht Altaria Reserch që më 9 korrik 2007 blen për 1.750.000 euro Croën Acquisition, administrator i së cilës është kunati i Lulzim Bashës dhe që ndërkohë është bërë pronare e disa hektarëve truall të blerë në Porto Romano.

Përse Vojin Lazareviç në fillim derdh nëpërmjet kompanisë se tij Pluto 1.245.000 euro Damir Fazlliçit për të blerë tokat në Porto Romano dhe pastaj i paguan sërish Fazlliçit 1.750.000 euro të tjera për të blerë shoqërinë, që ndërkohë është bërë pronare e atyre tokave të blera me paratë e tij? Pra, përse i paguan tokat dy herë? Çfarë fshihet pas kësaj xhiroje të dyshimtë kapitalesh të ardhura nga parajsat fiskale që, pasi tërhiqen nga banka, shndërrohen në një mal me para’ cash? Kush i arkëton në të vërtetë 1.750.000 eurot, të cilave i zhduken gjurmët?  

Shpjegimi mund të jetë në duart e Argita Berishës dhe të Lulzim Bashës: në fakt, përfaqësuese e Altaria Reserch në Shqipëri është përsëri Flutura Kola, ortakja e Argita Berishës e cila delegohet nga shoqëria Altaria për të firmosur aktin e blerjes së shoqërisë Croën Acquisition.

Ndërsa administrator i Croën Acquisition është Erion Isufi, kunati i liderit aktual të Partisë Demokratike. Çuditërisht Isufi ka dhënë dorëheqjen duke u larguar nga pozicioni i administratorit te Croën Acquisitions pikërisht pak dite para operacionit te blerjes se dyshimte me 1.7 milion euro. Ai me sa duket e njeh prapavijën e ndotur të operacionit dhe nuk dëshiron të bëhet pis. Po pse nuk e denoncon atëherë?

Altaria Research nëpërmjet Irongold services blen edhe një tjetër kompani të Damir Fazliç, Alpha shpk, e financuar nga vetë Irongold me 950.000 euro, shumë e përdorur cash për të blerë toka nga Jamarbër Malltezi dhe Florenc Kola, ndërkohë që kompania iu rible pastaj bashkë me pronat e patundshme për 1.250.000 euro, pra duke derdhur një vlerë shtesë prej 300.000 euro. Kujt i shkon ky shpërblim tjetër?

Një lumë parash cash prej 4.500.000 euro me origjinë të paqartë, i financuar nga serbi Vojin Lazareviç dhe administruar nga i njëjti grup njerëzish i lidhur me të njëjtin klan mbrapa të cilit qëndron gjithmonë Sali Berisha, kryeministri i vendit. 

INVESTIGIM/ SI JAMARBRI DHE ARGITA MANIPULOJNË FSHATARËT E PORTO ROMANOS DUKE UA BLERË TOKAT ME GJYSMËN E VLERËS

Report TV vëzhgoi dhjetëra kontrata për blerjen e tokave në Porto Romano të kthyera në pronë të Damir Fazlliçit dhe të paguara gjithnjë me para në dorë. Nga kontratat e vëzhguara nga redaksia jonë investigative, Fazlliç, përmes Croën Acquisition, del se ka blerë direkt nga fshatarët e zonës rreth 60.000 metra katrorë tokë arë, duke e paguar 18 euro për metër katror. Sipërfaqja që i duhet është shumë më e madhe ama, por siç Flutura Kola i shpjegon prokurorit që e merr në pyetje me 18 dhjetor 2008, pjesa më e madhe e tokave që ndodhen në Parkun Energjetik dhe ku është e mundur të ndërtohet depozita e gazit dhe nafte që Fazlliçi ka ndërmend të realizojë, janë tashmë të shitura.

Afaristi boshnjak në këtë pikë vendos të blejë toka edhe jashtë perimetrit të parkut energjetik të Porto Romanos. Në këtë moment hyjnë në skenë bashkëshortët e Argita Berishës dhe Flutura Kolës, Jamarbër Malltezi dhe Florenc Kola. Ata blejnë tokat duke gënjyer fshatarët e zonës, të cilëve ua blejnë tokën vetëm 1200 lekë për metër katror (në atë kohë rreth 9 euro) duke e ditur se mund t’ja shisnin Fazlliçit me dyfishin e çmimit.   

Siç shihet në këtë kontratë për shembull, Jamarbër Malltezi me 23.07.2007 blen nga familja Matmuja 6512 metra katrorë tokë arë tek fshati Rinia që e paguan 7.814.000 lekë të reja, që janë baras me 58.500 euro. Janë njerëz të thjeshtë, një prej tyre nuk di as të shkruajë dhe në fakt e firmos kontratën e shitjes për dhëndrin e kryeministrit me gjurmën e gishtit. Është një mashtrim autentik, sepse Jamarbër Malltezi e ka gati blerësin, të gatshëm të paguajë dyfishin.

Në fakt më 11 shtator 2007 ia rishet të njëjtën tokë prej 6512 metra katrorë Damir Fazlliçit, duke arkëtuar 117.2016 euro, pra dyfishin e shumës që i ka paguar familjes Matmuja. Në kontratën e shitjes është dhe firma e Argita Berishës, totalisht bashkëpunëtore e mashtrimit. Në më pak se 48 ditë e bija dhe dhëndri i kryeministrit fitojnë në kurriz të një familje analfabetësh 60.000 euro. Dhe sigurisht që ky nuk është i vetmi rast.  

Jamarbër Malltezi dhe Florenc Kola e përsërisin të njëjtin mashtrim shumë herë të tjera atë verë të artë të 2007, duke blerë toka nga fshatarët dhe nga pensionistët me 9 euro për metër katror dhe duke ja shitur menjëherë Damir Fazlliçit me 18 euro. Në total janë 50.000 mijë metra katrorë. Të gjitha transaksionet me kompaninë e Fazlliçit u përfunduan me 11 shtator 2007 në studion e të njëjtës notere të Durrësit, Merita Isufaj. Një spekulim pa asnjë rrezik dhe i organizuar mirë, i luajtur në kurriz të njerëzve të varfër, falë të cilëve familjet Berisha-Malltezi-Kola fitojnë në dy muaj 445.000 euro në para cash. Ku ka përfunduar ky fitim që as Argita Berisha dhe as Jamarbër Malltezi nuk kanë deklaruar ndonjëherë? 

Nga kontratat e blerjes së tokave të nënshkruar me fshatarë të fshatit Rinia në verën e 2007 është dokumentuar fakti që Jarmarbër Malltezi dhe Argita Berisha kanë paguar cash një shumë të paktën prej 115.363 euro për të blerë një total prej 12.800 metra katrorë tokë arë. Por ku e kanë gjetur këtë shumë parash nëse vetëm 9 muaj përpara, pra në tetor 2006, Argita Berisha gjatë një interviste me Tv Klan, deklaroi që ajo dhe bashkëshorti i saj kishin gjendje në bankë vetëm 39.500 dollar dhe 2.000 euro?

INVESTIGIM/ SI BERISHA FAVORIZON FAZLIÇIN ME VKM PËR PORTO ROMANON DHE BLLOKOI PROKURORINË QË PO E HETONTE PER PASTRIM PARASH

Përse Damir Fazlliç pranoi të paguante tokën me 18 euro metri katror, duke dhuruar në këtë mënyrë Argita Berisha dhe Flutura Kola më shumë se 400.000 euro, duke pasur mundësinë të blinte tokat direkt me 9 euro nga familjet që ishin të gatshme ta pranonin atë çmim? 

Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje duhet të bëjmë një hap pas. Në vitin 2001 qeveria socialiste, vendosi te ngrihej në zonën e Porto Romanos, pikërisht pranë fshatit Rinia, një park energjetik mbi një sipërfaqe 54 hektarë, dhe kërkesa e parë e Fazlliçit ishte për të blerë disa hektarë tokë pikërisht brenda perimetrit të parkut energjetik.

Por tokat e lira ishin mbaruar dhe kështu Fazlliç nis të blejë edhe jashtë perimetrit të parkut duke i kërkuar ndihmë Argita Berishës që dërgon të shoqin në fushën e gjuetisë për pensionistë që ishin të gatshëm të shesin.

Familja Berisha blen toka jashtë parkut Energjetik, duke e ditur se mund të mbështeteshin edhe këtë herë në ndihmën dhe ndërhyrjen e baba Sali Berishës. Nga dita që Fazlliç blen tokat nga Jamarbër Malltezi kalojnë vetëm shtatë muaj. Më 23 prill 2008 Sali Berisha firmos VKM me numrin 703 me të cilën aprovon studimin “Zhvillim i integruar (në sinergji) i zonës energjetike dhe industriale të Porto Romanos, Durrës, infrastruktura dhe konturet e saj”.

Praktikisht Sali Berisha ndryshon perimetrin e Parkut Energjetik që nga 54 hektarët e aprovuar në 2001 e shtrihet në një sipërfaqe prej 801 hektarësh, duke përfshirë natyrisht edhe tokat e blera nga Fazlliç.

Siç shihet nga kjo planimetri, Berisha fut në plan pikërisht në tokat e blera nga miku boshnjak parashikimin e ndërtimit të një depozite karburanti dhe të një termocentrali, duke ia shtuar vlerën. Janë mesa duket të njëjtat toka që Argita Berisha u përpoq t’ja shiste biznesmenit pakistanez Ansar Alzar, i cili po projektonte të ndërtonte në Porto Romano një termocentral e nga i cili ajo kishte pretenduar një pagesë si konsulencë nga 1.5 në 3 milionë euro, duke e detyruar të dorëzohet.

Me 2 tetor 2008 Damir Fazlliç ndalohet nga forcat speciale të Sarajevos, në Bosnjë, pasi u kap në shoqërinë e Naser Oriç, një ish komandant i ushtrisë boshnjake i dënuar për krime lufte nga gjykata e Hagës. Fotoja e tij me pranga del dhe në mediat shqiptare duke ndezur një rrebesh politik. Opozita socialiste denoncon publikisht aferat e Damir Fazlliçit me familjen Berisha dhe Prokuroria e Përgjithshme e drejtuar nga Ina Rama vendos të nisë hetimet për pastrim parash.  

Reagimi i Berishës është një shpërthim i menjëhershëm: kërkon të ndalojë me çdo kusht hetimet që mund të kërcënojnë edhe familjen e tij dhe urdhëron Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Brendshme të ndërhyjnë me çdo mjet. Aldo Bumçi dhe Bujar Nishani, që janë krerët e dy dikastereve, ndërhyjnë.     

Prokurorët që hetojnë Damir Fazlliçin kërkojnë ta marrin në pyetje, por ai ka dalë me kohë jashtë vendit. Ata u kapen ne befasi kur me 9 tetor 2008 me urdhër të Sali Berishës, Fazlliç mbërrin në Tiranë me një avion privat për pak orë, me të vetmin qëllim për të dhënë një intervistë televizive që ta shfajësojë dhe që në të njëjtën kohë të mbrojë qeverinë.

Prokurorët e zbulojnë kur Fazlliç ishte tashmë në rrugën e kthimit drejt aeroportit të Rinasit, gati për t’u larguar nga Shqipëria me nxitim. Urdhërojnë policinë kufitare me telefon që ta ndalojnë, por policia e shoqëron Fazlliçin deri tek pista dhe nuk e zbaton urdhrin e prokuroreve, duke e lënë Fazlliçin të fluturojë i lirë. 

Një skenar identik me atë që do të përsëritej 3 vite më pas, kur të nesërmen e vrasjeve të 21 janarit 2011, policia do të refuzojë të zbatojë urdhrat e arrestit të prokurorisë së përgjithshme për oficerët e gardës të akuzuar për vrasjen e 4 protestuesve të opozitës.  

Ministria e Brendshme, në vend që të kërkojë ndjesë, hidhet në sulm duke akuzuar Prokurorinë se po vepronte në mënyrë të jashtëligjshme duke kërkuar përmes telefonit shoqërimin e Fazlliçit. I gjithë Shteti u vu në mbrojtje të tij.

“Policia e Shtetit në çdo rast dhe në çdo rrethanë do të zbatojë vetëm urdhrat me shkrim që nuk bien ndesh me Kushtetutën e këtij vendi. Në rastin konkret nga ana e prokurorëve përkatës është synuar përdorimi i policisë për krijimin e një skandali të madh ndërkombëtar me këtë shtetas të huaj. Gjithashtu sqarojmë këtu se Ministria e Brendshëm ka nisur një hetim të plotë për të vendosur para përgjegjësisë ata që mendojnë se mund të ndalojnë me telefon qytetarët e huaj në këtë vend.

Kjo ministri do të kërkojë ndjekjen penale të 2 prokurorëve që i kanë lejuar vetes një akt të tillë në shkelje flagrante të Kushtetutës së vendit, shkelje të hapur të Kodit të Procedurës Penale që përcakton qartë se kur një person shoqërohet dhe në shkelje të hapur të ligjit për të huajt”, thoshte zëdhënësi i ministrisë në atë periudhë.

Ja kabllogrami i dërguar nga ambasadori amerikan në Tiranë: 

“Duke filluar nga 10 Tetori 2008 dhe duke vazhduar gjatë fundjavës, Kryeministri Berisha dhe Ministria e Drejtësisë filluan një fushatë të re për të frikësuar dhe penguar punën e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.  Më 13 tetor Berisha mbajti një konferencë shtypi të zemëruar, të rrëmbyeshëm, në të cilën ai mbrojti Fazlliçin dhe akuzoi Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm për punën kundër Fazliçit me urdhër të ‘mafies’. WITHERS” 

Sa herë Sali Berisha është në vështirësi, etiketon kundërshtarin e tij si mafioz, një taktikë që përdor prej vitit 1992 dhe që e vazhdon ta bëjë edhe sot. Ambasadori amerikan Ëithers tashmë e njeh dhe nuk informon vetëm Departamentin e Drejtësisë mbi atë që po ndodh, por proteston edhe publikisht kundër presioneve të qeverisë ndaj prokurorisë.

Reagon dhe Bashkimi Europian, por Sali Berisha nuk ndalet pasi nuk toleron që dikush të pengojë aferat e familjes së tij dhe miqve të tij. Dhe në fund fiton ai. Në maj 2009 hetimi i prokurorisë kundër Damir Fazlliçit arkivohet, dhe Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi as nuk merren në pyetje. Për familjen Berisha dhe për Fazlliçin rruga është e shtruar për të vazhduar aferat e tyre, tashmë të sigurt të imunitetit total.  

Pas zgjerimit të kufijve të parkut në favor të Damir Fazllicit, Sali Berisha rikthehet të merret me bizneset e familjes dhe firmos në favor të Crown Acquisitions edhe lejen e ndërtimit për depozitën e karburantit në Porto Romano. Përfitimet tashmë nuk janë vetëm të Damir Fazllicit, por kryesisht të ortakut të tij okult Vojin Lazarevic, që ndërkohë është bërë pronar i tokat duke blere Crown Acquisitions dhe Alpha shpk dhe duke paguar ne total mbi 4.5 milionë euro, pjesa e të cilës shumë askush nuk i ka gjetur, dhe askush nuk ka kuptuar se në cilat xhepa realisht kanë përfunduar.  

INVESTIGIM/ DAMIR FAZLLIÇ ËSHTË VETËM FASADA MBRAPA TË CILIT FSHIHET BIZNESMENI I DYSHIMTË SERB VOJIN LAZAREVIÇ

Për hir të vërtetës edhe të gjithë paratë e tjera të arkëtuara nga Argita dhe Jamarbër Malltezi, të ortakes së saj Flutura Kola bashkë me të shoqin Florenc dhe para të manaxhuar nga Damir Fazlliç, vijnë nga i njëjti burim: Vojin Lazareviç. Serbo-malazezi deri tani ka paguar për të gjithë, duke transferuar në Shqipëri të paktën 4.5 milionë euro përmes shoqërive të tij off-shore Pluto International, Irongold dhe Altaria ndërsa Damir Fazlliçi thjesht i shpërndau.

Por, në këmbim të ç’ gjëje Lazareviçi pagoi? Këtu hapet një tjetër kapitull i kësaj afere gjigante në të cilën mbeten në qendër gjithnjë Sali Berisha, klani i tij familjar dhe qeveria e tij.

Në 2010 Altaria Reserch themelon në Shqipëri një shoqëri tjetër: quhet Rudnap Energy Albania dhe është e lidhur me grupin serb Rudnap në pronësi të vetë Vojin Lazareviç. Në intervistën e tij të 9 tetorit 2008 Fazlliç mohon kategorikisht çdo lidhje me shoqërinë Rudnap: 

Pjesë nga intervista e Fazlliç në vitin 2008:

Po ju bëj një pyetje, ju thatë që nuk mund të gjendet asnjë copë letre që ju keni marrë pjesë në tendera publikë. Por në media shkruhet se jeni partner për Rudnap, një kompani që i shet energji KESH, madje ka pasur një kontratë prej 34 milionë euro. Një kompani serbe.

E përsëris nuk ka asnjë shkresë, asgjë që të vërtetojë se…,

A e njihni ju këtë kompani?

Po është shoqëri shumë e madhe

A jeni ju ortak me këtë kompani?

Jo.

A keni ju ndonjë bashkëpunim me të?

Jo.

A jeni i sigurt?

Vdes për këtë pyetje. Jam shumë i sigurt, padiskutim.

Pra, Damir Fazllicç në intervistën e tij gënjen përsëri sepse qëllimi e tij është t’i mohojë lidhjet e tij direkte me Lazareviçin, një marrëdhënie që në fakt është e dokumentuar. Ky është akti i themelimit të shoqërisë Poligraf Invest Limited, e regjistruar në Qipro në qershor 2007, pra në të njëjtët muaj kur Fazlliç punon në Shqipëri me vajzën e Sali Berishës. Edhe pse janë përpjekur të fshehin identitetin e tyre duke përdorur shoqërive guacka, ky dokument tregon se në Poligraf Invest, Fazlliç dhe Lazareviç janë ortakë me 50%.

Drejtoreshë e Poligraf është Janula Markantoni e pranishme edhe në Altaria Reserch si përfaqësuese e firmës “Skysec Secretarial Limited”, gjithnjë me seli në Qipro, e përmendur në disa raporte ndërkombëtare si e lidhur me trafikun e armëve nga Europa Lindore drejt Afrikës. Dhe kjo lidh mikun dhe familja e kryeministrit edhe me botën okulte të tregtisë së armëve.  

Pikërisht përmes Poligraf Invest, Fazlliç dhe Lazareviç janë ortakë edhe të 45% të PETROL SLOVENIA TIRANA ËHOLESALE, një tjetër shoqëri e ngritur në Shqipëri me 6 korrik 2007 me një kapital 2 milionë euro. Edhe në këtë rast ka një rol ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola, që merr nga Poligraf një prokurë me fuqi të plota për të regjistruar shoqërinë.

Studio ligjore e Argita Berishës dhe Flutura Kolës bëhet në këtë mënyrë mjeti për të kontrolluar faktikisht të gjitha aktivitetet që Fazlliç dhe Lazaraviç zhvillojnë në Shqipëri. Kjo marrëdhënie kaq e ngushtë nga një anë shpjegon mburojën mbrojtëse që Sali Berisha ka ngritur përreth gjithë aferave të Damir Fazlliçit dhe Vojin Lazareviçit dhe nga ana tjetër shpjegon lumin e miliona eurove të parave publike që siç do të shikojmë, të dy arrijnë të arkëtojnë në Shqipëri.  

Damir Fazlliç dhe ortaku i tij Vojin Lazareviç, në fakt, përmes familjes së Sali Berishës duan të realizojnë në Shqipëri të njëjtin plan të zbatuar në pjesën tjetër të Ballkanit. Hapi i parë ishte Porto Romano, ku blejnë toka të përfshira më pas nga Berisha në parkun energjetik mbi të cilat do të ndërtohet depozita e karburanteve. Hapi i dytë është kafshata akoma më e madhe: tregu shqiptar i energjisë elektrike që vlen mbi 100 milionë euro në vit.    

Po kush është në të vërtetë Vojin Lazareviç, të cilit Berisha përgatitet t’i hapë arkat e Shtetit? 

E përjavshmja investigative kroate “Nacional” e përshkruan si “një shembull klasik të një kontrabandieri të madh ballkanas të viteve ’90 , që fillon të pasurohet falë kontrabandës së naftës dhe të cigareve në Serbi dhe Mal të Zi, duke mbrojtur operacionet e tij me financime të mëdha ndaj kriminelëve të luftës si Zeljko Raznjatoviç i njohur si Arkan, Vojislav Sheshel dhe Radovan Karaxhiç. Janë të njëjtat vite kur edhe Sali Berisha bashkë me shoqërinë “Shqiponja” të themeluar nga Partia Demokratike, do të thyejë embargon ndërkombëtare të vendosur kundër ish Jugosllavisë, duke bërë kontrabandë drejt Malit të Zi me naftën e destinuar për armatën e Millosheviçit që sulmonte shqiptarët e Kosovës. Kushedi nëse blerësit e asaj nafte te Berishës përtej kufirit, nuk ishin pikërisht firmat e Lazareviçit.  

Gjatë viteve ’90 CIA amerikane dhe BND gjermane, shkruan po Nacional, kanë hetuar mbi rolin e Lazareviçit dhe të shoqërisë së tij Rudnap në marrëdhëniet e Millosheviçit me Libinë dhe Iranin. 

Siç dëshmon ky dokument, mes aksionistëve të bankës Euroaksi shfaqet dhe shoqëria Pluto International që në 2007 transferoi në Shqipëri qindra mijëra euro, të tërhequra cash nga ortakja e Argita Berishës për të blerë toka në Porto Romano për llogari të Damir Fazlliçit. Kur Vojin Lazareviç lëshohet në “pushtimin” e Shqipërisë, RUDNAP dominon tregun e energjisë elektrike në Ballkan, siç e tregon ai vetë në këtë intervistë të rrallë:

“Rudnap është kompani të cilën e kemi blerë para ca vitesh në të cilën ka mbi 1 mijë e 300 të punësuar, në sektorin e inxhinierisë mekanike , minierave si dhe tregtinë me energjinë elektrike. Planet tona në nivel rajonal gjithsesi janë në drejtim të zmadhimit rritjes së portofolit të tregtisë si në Bosnjë e Hercegovinë ashtu dhe në vendet e tjera të rajonit. Po, në një darkë ku Damir Fazliç dhe Tom Ridge ishin gjithashtu të pranishëm ne folëm për industrinë e armëve. Nuk kam pranuar se kam bashkëpunuar me Arkanin, po e di se disa kompani se ishin të afërta me të kanë blerë derivate nga firmat e mia” 

INVESTIGIM/ JA SI BERISHA I HAP SERBIT LAZAREVIÇ, KLIENTIT TË ARGITËS, TREGUN E ENERGJISË ELEKTRIKE: FITON MBI 120 MILIONË EURO VETËM NË 2 VITE

Akuzat dhe dyshimet që rëndojnë mbi Vojin Lazareviçin ama nuk skandalizojnë Sali Berishën dhe as vajzën e tij. E përjavshmja kroate “Nacional” thotë edhe se është bërë një takim sekret në Moskë në 2007 mes Sali Berishës dhe Vojin Lazareviçit, me të ngjarë i negociuar nga Damir Fazlliç, pikërisht për të bërë një marrëveshje mbi furnizimin me energji elektrike nga ana e Rudnapit serb. Janë të njëjtët muaj kur paratë e Lazareviçit fillojnë të vijnë në Shqipëri përmes shoqërive të tij off-shore për të ushqyer investimet në të cilat merr pjesë dhe përfiton drejtpërdrejtë ose indirekt Argita Berisha dhe bashkëshorti i saj Jamarbër Malltezi. Nuk ka provë që takimi me Berishën të jetë bërë me të vërtetë, por është e provuar se pikërisht në 2007 Rudnap Serbia e Vojin Lazareviçit fillon të fitojë tendera në Shqipëri me KESH për furnizimin me energji elektrike.  

Sipas një raporti të dorëzuar në parlamentin shqiptar nga ish-drejtori i KESH Gjergj Bojaxhiu, Rudnap Serbia, papritur zëvendëson në tregun shqiptar shumë furnizues ndërkombëtarë  dhe lokalë që kishin punuar me qeverinë deri në vitin 2006 dhe fiton pjesët më të mëdha të tenderave. Sipas portalit Energja.al që ka publikuar të dhënat, mes shkurtit dhe dhjetorit 2007 Rudnap Serbia fiton tendera me KESH për një vlerë 33 milionë dhe 800.000 euro dhe deri në fund të 2008 vlera e shitjeve rritet deri në 106 milionë euro. Nga 2012 fillon ti shesë drejtpërdrejtë KESH-it edhe Rudnap Albania dhe sipas bilanceve të saj vetëm në atë vit ka arkëtuar 12 milionë euro të tjera, që i shtohen garave të fituara nga RUDNAP Serbia drejtpërdrejtë. Falë Berishës, nga 2007 deri në 2013, tregu i energjisë elektrike shqiptare përfundon gati i gjithi në duart e shoqërisë serbe.  

Damir Fazlliçi, klient i privilegjuar i Argita Berishës dhe mik i ngushtë i babait të saj kryeministër, është sekseri i padiskutueshëm mes qeverisë shqiptare dhe afaristëve të ndryshëm që falë këtyre marrëdhënieve arkëtojnë nga Shqipëria një lumë parash publike, në një konflikt të dukshëm e shumë të rëndë interesi mbi të cilin Sali Berisha nuk ka dhënë kurrë llogari.  

Edhe ky investigim po tregon me prova dhe dokumente që Sali Berisha, ndërsa predikon moral për të gjithë, mbetet simboli i një pushteti të sëmurë dhe të pandëshkuar, i bazuar në korrupsion dhe nepotizëm. Bashkë me Lulzim Bashën që me gjithë vitet që ikin ka mbetur krahu i tij i djathtë,  sot pretendon të kthehet në qeveri me çdo kusht, me të njëjtët klani e djeshëm dhe me qëllimin për të vazhduar në pikën në të cilën pat lënë aferat miliardere, që për vite me radhe kanë pasuruar klanin e tij familjar dhe varfëruar pjesën tjetër të vendit.