Presidenti i Republikës, Ilir Meta akoma pas kaq vitesh nuk e ka kuptuar se çfaqrë pune bën dhe se thjeshtë funksioni i tij është honorifik pa asnjë kompetencë, përveç vendosjes së dekoratave të cilat i shpërndanë pa kriter duke i kthyer në këmbora. Në një komunikim me gazetarët deklaroi se me miratimin e ligjit për disa ndryshime në statusin e Gjyqtarëve dhe prokurorëve ai pretendon se i’u hoqë kompetenca presidentit.
Ai e cilësoi një vendim tinzar dhe një partiak nga ana e Kuvendit, kur kompetenca ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve për një president i modelit të tij është zero, thjesht një betim solemn dhe një firmë noteriale.
“Dje Kuvendi miratoi dekretin e presidentit për kthimin për rishqyrtim, për gjykatën Kushtetuese. Ky është ai drejtët që pata kënaqësi që ta nënshkruaja, para manifestimit në bulevardin Dëshmorët e Kombit në 2 mars. Pranimi i këtij dekreti, provon qartë se maxhoranca u detyrua që të pranoi fuqinë e popullit.
Përshëndes Komisionin e Venecias, se me raportin e saj i dha të drejtë presidentit. Betimi i gjyqtarit kushtetues do të duhet të bëhet para Presidentit të Republikës. Veprimi për të ndryshuar procedurës, ishte antikushtetuese. Në të njëjtën ditë, ku vëmendja ishte e përqendruar tek një çështje zhurmëmadhe, Kuvendi u soll krejt ndryshe me ligjin tjetër, për disa shtesa për statusin e Gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Kuvendi dje preku në mënyrë të pabesë ligjet e Reformës në Drejtësi. Kuvendi i hoq të drejtën Presidentit për tu betuar tek President dhe anëtarëve të SPAK. Kuvendi një partiak i ndau dje gjyqtarët e Gjykatës së Lartë në tre kategori. Me këtë ligj është cënuar integriteti i Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.
Po kështu Parlamenti një partiak ka ndarë në dy pjesë dhe anëtarët e SPAK. Gjykata e Lartë është kompetente për zgjedhjen e Gjykatës Kushtetuese. Si ngritja e gjykatës së lartë, dhe asaj Kushtetuese, janë dy nga kushtet e BE dhe Bundestagut.”, tha Meta.