Bordi i Transparencës ka reaguar duke publikuar çmimet e reja të karburanteve (nafta, benzina e gazi) në vendin tonë të cilat do të hyjnë direkt në fuqi dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme.
Bordi i ngritur nga Kryeministri Edi Rama ka ulur akoma në mënyrë rekord çmimin e naftës e cila nga sot do të kushtojë 198 lekë/litër nga 206 që ishte ditë më parë. Ky është një lajm i mirë nga Bordi ku pas shumë kohësh nafta ulet nën vlerën e 200 lekëve. Ulje më të madhe shënon edhe çmimi i benzinës e cila do të kushtojë 180 lekë/litër, kurse gazi do të shitet me 71 lekë/liter.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot, datë 7 dhjetor pas orës 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit që është ngritur nga Qeveria Rama për të mos lejuar abuzimet me çmimet.