Baret dhe restorantet janë plot. Njerëzit janë jashtë gjatë gjithë kohës, duke shijuar motin e mirë. Një atraksion spektakolar gjeografik tashmë është hapur tërësisht për turistët. Kushdo që viziton Islandën tani do të mendojë sikur po shkon në një univers paralel, ku koronavirusi nuk ka kaluar kurrë nga anët e tyre.
Është një perspektivë marramendëse. Për njerëzit që vijnë nga vendet që janë ende nën bllokim, normaliteti i pastër i të ngrënit të drekës në një lokal të gjallë të Reykjavik është pothuajse aq emocionuese sa shikimi mbi humnerën e bubullimave të ujëvara të fuqishme të Gullfoss-it të Islandës.
Ajo që e bën edhe më të dukshme është se ata filluan me një nga nivelet më të larta të infeksionit në Europë, 513 raste për 100.000 banorë, krahasuar me 450 për 100.000 në Britani.
“Kur virusi transferohet në një rajon të ri, krijon mutacion në mënyrë të rastësishëm”, një zyrtar shëndetësor. “Meqë kemi sekuenciuar virusin në të gjithë Islandën, arritëm të gjenim se nga vinte mutacioni dhe më pas ta ndiqnim ndërsa përhapej në popullsi”.
Islanda tani shpreson të jetë një shembull se si të shërohet nga një pandemi, si dhe se si të trajtohet vetë virusi.
Do të jetë një provë po aq sfiduese për kohezionin dhe vendosmërinë e këtij kombi të vogël ishull.