osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Vendi i Dvoranit është në burg, në burg! Ilir Metën e kap tmerri sa herë përmendet gjyqtari i dekoruar nga SHBA Ardian Dvorani me titullin “Kampion Ndërkombëtarë i Antikorrupsionit”

“Vendi i Dvoranit është në burg, në burg! Ilir Metën e kap tmerri sa herë përmendet gjyqtari i dekoruar nga SHBA Ardian Dvorani me titullin “Kampion Ndërkombëtarë i Antikorrupsionit”

Ilir Meta u shpreh se ish-kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani e ka vendin në burg.

Meta u pyet se çfarë do të bënte nëse Dvorani do t’i shkonte për betim si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Ai tha i prerë se vendi i Dvoranit nuk është në asnjë institucion tjetër, përveç burgut, megjithëse Dvorani vazhdon detyrën si gjyqtar në gjykatën e apelit administrativ.

“Vendi i Dvoranit është në burg, në burg. Nuk flitet me nëse, nuk flitet me kushton apo se çfarë mund të ndodhë. Ai duhet të shkojë në burg, është paralajmëruar,” tha Meta i ftuar në një studio televizive. Çuditërisht Meta sa herë përmendet Dvorani flet përçartë dhe është i pakuptueshëm dhe duhet pyetur: Nga kush është paralajmëruar nga ata që e kanë dekoruar dhe Meta pret ta vrasin në Malin me Gropa apo nga Meta si gjahtarë në malin e Tomorrit

Por cili është tmerri që i ka futur Dvorani kokës së krimit të politikës?

DASH ka publikuar një listë me 12 personazhet më të fuqishëm në luftën ndaj korrupsionit në të gjithë botën dhe mes tyre është emri i Ardian Dvoranit, gjyqtarit nga Shqipëria. Ai është vlerësuar për angazhimin e tij në zbatimin e reformës dhe rezistencën ndaj presionit politik.

“Si nismëtar kryesor i reformimit të sistemit gjyqësor të Shqipërisë gjyqtari Ardian Dvorani zhvilloi mekanizma për të zvogëluar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë, hapa që kontribuuan në vendimin e BE-së në mars 2020 për të hapur negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe çuan në mbrojtje kushtetuese për institucionet e reja antikorrupsion të Shqipërisë”, thuhet në motivacionin e amerikanëve.

Çmimi i ri “Kampionët Ndërkombëtarë të Antikorrupsionit”, siç u shpreh Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vlerëson individë që kanë punuar pa u lodhur, shpesh në kushte të vështira, për të mbrojtur transparencën, luftuar korrupsionin dhe për të siguruar mbajtjen e përgjegjësisë në vendet e tyre.

Mesazhi amerikan

Vlerësimi ndaj Ardian Dvoranit është padyshim një shuplakë ndaj presidentit Ilir Meta, pasi gjyqtari njihet si armiku më i fortë i kreut të shtetit. Meta bëri një luftë të ethshme kundër tij derisa e largoi nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Po ashtu e sulmoi dhe anatemoi publikisht ndërsa e paditi dhe në SPAK për shpërdorim detyre. Por duhet theksuar se Ardian Dvorani është i vetmi gjyqtar që i doli kundër presidentit në gjyqin e aferës me bllokun 700 mijë euro.

Ai ishte pro ekspertizës ndërkombëtare, e cila nëse do të ishte pranuar, presidenti do të ishte ndoshta në burg sot. Kohët e fundit flitej në korridoret e politikës se amerikanët po punojnë për të shkrirë LSI dhe nxjerrë Ilir Metën jashtë loje, ndërsa dje kjo u konfirmua. Ish-deputeti i LSI, Gledion Rehovica pak ditë më parë tha se ndërkombëtarët u kanë kërkuar funksionarëve të LSI të braktisin LSI. Nga ana tjetër PD e braktisi Kryemadhin. Tani DASH dekoron armikun e Metës. Të gjitha këto tregojnë se presidenti dhe partia e gruas së tij janë në prag të humnerës.

Bien kambanat për Ilir Metën

Meta prej kohësh ka folur për një bandë ndërkombëtare, por duket se tashmë do i ketë keq punët. Dekorimi i Dvoranit është sinjal i qartë i amerikanëve se presidenti është në shënjestër, në një kohë kur BKH është drejt zyrtarizmit, ndërkohë që SPAK ka nisur të hapë dosjet e bujshme. Reagimet dje të Metës tregojnë fare qartë se dekorimi i Dvoranit ka rënë si bombë në Presidencë, pasi nëse vihesh në shënjestër të Uashingtonit, është shumë e vështirë që të dalësh. Gjatë kohës që Joe Biden ishte zv/president, në Tiranë flitej për arrestimin e Ilir Metës.

Vetë ish-kryeprokurori Adriatik Llalla tha në atë kohë se ish-ambasadori Donald Lu i kishte kërkuar arrestimin e Ilir Metës. Pasi ra administrata “Obama”, ra qetësia në LSI. Në atë kohë po ashtu ishte dhe procesi gjyqësor ndaj Kastriot Ismailit të CEZ-DIA ku ishte një kambanë alarmi për presidentin. Të gjitha u shuan si me magji pas ardhjes së Trump në pushtet. Por kthimi i Biden në Shtëpinë e Bardhë duket se është kambanë alarmi për kreun e shtetit. Vetë presidenti ka bekuar listën me 12 emra, ku spikat Ardian Dvorani, armiku më i ashpër i presidentit.