Rrallëkush nuk e ka provuar të paktën një herë mishin tek restoranti Vëllezërit Gjana, në Unazë të Re, Astir, pranë mbikalimit. Gjana prej vitesh u kthye në një mit për gatimin e mishit, duke pretenduar për mish bio, të sjellë nga zonat malore.
E vërteta e hidhur është se mishi tek Vëllezërit Gjana i paraqitur si mish vendi, ka ardhur në fakt nga Brazili, pas qëndrimit prej vitesh në magazinat frigoriferike, duke humbur vlerat ushqyese.
Sipas disa denoncimeve, furgoni i Vëllezërve Gjana mbushet natën tek EHV-ja me mish të importuar nga Brazili, me çmim të lirë. Para mëngjesit, furgoni shkarkohet tek restoranti dhe gjatë ditës mishi u jepet klientëve gjoja si mish i ardhur nga Kukësi dhe zonat e tjera.
Denoncimet janë lehtësisht të verifikueshme nga AKU-ja, policia dhe prokuroria, me anë të hetimit të faturave të blerjes së mishit. Edhe nëse Gjana ka bërë fatura fiktive, organet shtetërore mund të pyesin subjektet e shënuara në fatura nëse kanë keva, qengja dhe gjedh, për të mbuluar kapacitetet e Vëllezërve Gjana.
Ka edhe një fakt tjetër. Sipas statistikave numri i bagëtive të imta dhe gjedhëve sa vjen e ulet çdo vit në Shqipëri, ndërsa Vëllezërit Gjana sa vijnë dhe pjekin më shumë mish, dhe jo vetëm Gjana, por me qindra restorante në Tiranë.
Pyetja që lind natyrshëm është se ku i gjejnë kecat, qengjat dhe gjedhët për t’i therur?! Meqenëse AKU ka humbur çdo grimë besueshmërie dhe është njësuar me mafien e ushqimit, qytetarët duhet të marrin vetë masat për të shpëtuar shëndetin e tyre.