Nga Bledi Mane
Molepsja e drejtesise shqiptare paska qenë nje konglomerat lidhjesh e pazaresh aq te thella e aq te ndyra sa nuk do kishte bir kurve ti zberthente. Konotacionin “bir kurve” ne kete rast e kam per mire, e kam vleresim e per nxitje dhe pavaresisht luhatjeve te vettingut, rendesi ka zhveshja e princerve lakuriq.
Princer jane keta prokurore e gjykates te perdorur qe kurre nuk u bene mbreter ne profesionin dhe misionin e tyre, mbreter tashme dihet cilet jane, politikanet matralloze qe vune ne sherbim te pushtetit dhe pasurimit kete drejtesi qe pasojat do ia vuajmë deri ne 7 breza…
Nuk po shkruaj sot ti bej prudencen gjykatesit te larte Ardian Dvorani por me çudit histeria kunder tij nga demokratet e Saliut. Mes gjithe kesaj meseleje te grisur paska vrasje, gjak, para, hakmarrje, sherbime, shperblime.
Endri Dvorani, vellai i vogel i gjykatesit Dvorani paska vdekur ne Gerdec. Punonte magazinier i armatimeve te Shkelzen Berishes dhe Mihal Delijorgjit. U shkrumbua i gjalle nga babezia e perzierë mes politikes me biznesin
Pas vdekjes se vellait te vogel, vellai i madh ka bere perpjekje kolosale duke u demshperblyer nga gjykatat shqiptare ne shumen 200 milione leke, te cilat i gezojne familjaret e te ndjerit. Pas vdekjes, Dvorani gjykates dukej se do hakmerrej ndaj Berisheve dhe shpesh here ne vendimdheniet e tij ne Gjykaten e Larte, nuk i perulej dhe nuk i bindej Sali Berishes kur ishte kryeminister.
Por aktrimi i Dvoranit u zhbe ate dite kur ne gjyqin e famshem te videoklipeve te Ilir Metes me Dritan Priftin, votoi pro pafajesise se presidentit te sotshem. Si gjithe gjykatesit e tjere, edhe Dvorani pavaresisht qasjeve me te majtet, nuk u rezistoi dot presioneve te Salinjve qe perdornin drejtesine si magazinat e Gerdecit.
Ardian Dvorani me pasuri te pajustifikuara kaloi mes debatesh Vettingun dhe kjo e ka terbuar partine e Berishes. Dvorani aktroi, u perdor nga e djathta pavareisht vdekjes se vellait, beri leke legalisht dhe ilegalisht ne kohen e Berishes dhe tani qe te majtet jane ne pushtet, u ben opozitareve karshillek.
Berisha e sulmon sepse e beri te pasur dhe gjykatesi nuk ia di per nder dhe nuk i bindet më. Vellai i iku nga jeta Dvoranit. Edhe Berisha i iku nga pushteti Dvoranit. Leket i mori nga te dy. Fundja perse jeton nje gjykates sot ne Shqiperi? Per ato mut lekë, se me leke blejne edhe pacipesine, me leke blejne edhe vdekjet…