Zbardhen detaje të reja rreth ish-oficerit të Policisë Emiljano Nuhu, i cili një ditë më parë denoncoi se ishte kërcënuar me jetë nga Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, për të lënë të lirë të lirë djalin e këtij të fundit i akuzuar për përdhunimin e një vajze. Dyshimet ngrihen për lidhjet e tij apo familjarëve me kontigjentë kriminal në qytetin e Lushnjës, ku është vendlindja e efektivit Emiljano Nuhu. Gazetaru
Report Tv mëson se Ardit Nuhu, vëllai i ish-oficerit të policisë së Krujës është dënuar për vepra të ndryshme penale ndërsa konsiderohet si miku i Laert Haxhiut, të shumkërkuarit lushnjar të akuzuar si autor i masakrës së Lushnjes, teksa tentonte të vriste nipin e Aldo Bares dhe për pasojë humbën jetën Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.
Krahas Ardit Nuhut, mes të ndaluarve për vjedhje edhe Laert Haxhiu, i kërkuar për masakrën e Lushnjes
Gazetari i Shqiptarja.com,Elton Qyno, zbardh vendimin e gjykatës, ku Ardian Nuhu, vëllai i Emiliano Nuhun sëbashku me Laert Haxhiun janë ulur në bankën e të akuzuarve për një sërë vjedhjesh. Në procesin gjyqësor, që e delegon çështjen në Gjykatën e Vlorës, Ardian Nuhu dhe Laert Haxhiu akuzohen se në bashkëpunim edhe me disa persona të tjerë, të njohur në botën e krimit kanë kryer plot 11 vjedhje në seri.
Kujtojmë që prej Masakrës së Lushnjes, në shtator të 2017, ku vdiqën dy të rinjtë teksa objektiv ishte Xhulio Shkurti, Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili janë ndër dhjetë më të kërkuarit në vend. Operacioni i fundit i RENEA-s për arrestimin e tyre dështoi ndërsa i plagosur mbeti një i moshuar. Por ky episod nuk është i vetmi që përfshinë vëllanë e Emiliano Nuhut në aktivitet kriminal.
Ndërkohë gazetari Artan Hoxha u shpreh sot në emisionin “45 minuta” në Report TV, se Ardian Nuhu sot është duke vuajtur dënimin në burgun e Fierit për trafik klandestinësh gjithashtu është ndaluar edhe për vjedhje apo armëmbajtje pa leje.