Can Murataj, vëllai i grabitësit të vrarë në datë 9 Prill pas grabitjes në aeoportin e Rinasit, ka thënë edhe më herët se ka një pasion të veçantë për makinat teksa është shprehur se makinat e shtrenjta që ndodheshin në banesën e tyre ishin të tijat dhe jo të Admirit.
Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se në servisin e Can Murataj ndodhet edhe një makinë e cila mban vit prodhimi 1962. Sipas tij kjo është makina e parë që përdorur ish i përndjekuri politik Pjetër Arbnori kur ishte kreu i parlamentit dhe ai e ka riparuar nga gjendje e rrënuar në të cilën ishte kur e ka blerë.
Can Muarataj foli dje për vrasjen e vëllait të tij dhe raportin që kishte me të, teksa tregoi edhe kalvarin e ngjarjeve të jetës së tij, duke nënvizuar edhe momentin që solli një kthesë nga rruga e një mësuesi e vëllai shembullor në një grabitës.