Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një lidhje direkte për emisionin Breaking në Top News foli për programin “Tirana u hap”, që promovon turizmin në kryeyqytet.
Ai u pyet nga moderatorja Sidorela Gjoni lidhur me një temë që shqetëson shpesh banorët e kryeqytetit.
“Kur do të ketë Tirana 24 orë ujë?”
Veliaj zbuloi se plani është në proces dhe se pritet që në fund të vitit 2023 të përfundojë.
“Deri në fund të 2023-it do kalojmë në 24 orë. Ata si puna ime që ka marrë përsipër ndërtimin e qytetit, kanë shumë projekte të hapura, por do t’i zgjidhim të gjitha,” tha kryebashkiaku.