Tiranës do t’i shtohet edhe një urë tjetër, me paramentra moderne.
Kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, pasqyron urën e re të ndërtuar në Tiranë pranë Pallatit me Shigjeta, duke u shprehur se prishja e objekteve pa leje nuk është një vendim i lehtë, por që është i duhuri për zhvillimin e qytetit.
“Jemi gati me urën e re në Lanë pranë Hiltongardeninn. Shpesh harrojmë se para Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës dhe këtu qe plot me ngrehina lloto e lavazhe!
Prishja nuk qe vendim i lehtë, por vendim i duhur! 100 metra më poshtë, në Unazën e Re, do rilindë po kështu ajo lagje”, shkruan Veliaj.