Erion Veliaj ka firmosur nga qelia shkarkimin e Anuela Ristanit nga posti i kryetares së komanduar të bashkisë Tiranë, duke ia deleguar përgjegjësitë Sara Goxhajt. Nënkryetarja e bashkisë do të kryejë përkohësisht detyrat e kryetares, dhe vendimi për Ristanin i firmosur më 14 Shkurt shfuqizohet.
“Znj, Sara Goxhaj, Nën/kryetar i Bashkisë Tiranë, të kryejë përkohësisht edhe detyrat e kryetarit të bashkisë Tiranë. Periudha e ushtrimit të kompetencave të deleguara, fillon më datë 19.03.2025, deri në një urdhër të dytë. Urdhri nr. 366, datë 14.02.2025 “Për delegimin e përkohshëm të detyrave të kryetarit të Bashkisë Tiranë”, shfuqizohet.
Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, Kabineti i Kryetarit, Drejtoria e Përgjithshme e Administrimit të Brendshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Medias dhe Komunikimit për qytetarët për zbatimin e këtij urdhri”, thuhet në dokument.
Ristani u komandua në këtë post një ditë pas arrestimit të Erion Veliajt më 10 Shkurt. Vendimi mësohet se u mor në prani të kryeministrit Edi Rama, i cili zhvilloi disa vizita pas arrestimit të Veliajt.