Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ka reaguar pas protestës së banorëve të Astirit ku mbetën të plagosur 3 efektivë të policisë Bashkiake.
Në një postim në twitter teksa poston fotot e policëve në spital duke marrë mjekim, Veliaj i shpreh mirënjohje të thellë atyre për qytetarinë e treguar, sipas tij përballë partisë së dhunës, hurit dhe zjarrit.
“Mirenjohje te thelle policeve bashkiake per qytetarine perballe partise se dhunes, hurit e zjarrit! 🙏
Sherim te shpejte 3 oficereve te plagosur!
Si tek Lodrat, Sheshi & Pazari, puna do e munde dhunen, dhe qyteti do triumfoje mbi barbarine!
Ta harrojne, Tirana nuk ndalet me!✌”- shkruan Velian në twitter teksa poston fotot që ju do të shikoni mëposhtë.