Kryebashkiaku i Tiranës ka marrë një dhuratë të veçantë për djalin e tij Kajan.
Teksa Erion Veliaj së bashku me Përfaqësuesen e Përhershme të Bankës Botërore në Shqipëri, Maryam Salim, shërbyen dje një drekë për dhjetëra të njerëz në nevojë në qendrën sociale komunitare “Gonxhe Bojaxhiu”.
Në shenjë mirënjohjeje, mori një palë pupa të vogla ngjyrë bojëqielli me fjongo të bardhë për të voglin e tij.
Foton e ka publikuar vetë Veliaj në rrjetin social Instagram, por nuk bën të ditur se kush ja ka dhuruar pupat e vogla. Në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka hapur 7 qendra sociale, ku marrin shërbime njerëz në vështirësi ekonomike.