Kryebashkiaku i Tiranës ka reaguar në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore për shkak të koronavirusit duke theksuar se aktualisht është në Tiranë dhe pret bërjen e testit të dytë për të konfirmuar shërimin.
Veliaj u shpreh se në testin e parë ka dalë negativ dhe tani pret që të bëhet testi i dytë për të qenë i sigurt se e ka kaluar virusin.
“Jam në Tiranë duke pritur testin e dytë, që të konfirmoj nëse jam shëruar apo jo.
Testi i parë ka dalë negativ, dhe brenda 48 orësh pres përgjigjen e testit të dytë.
Nuk jam larguar në asnjë moment jashtë vendit”, është shprehur Veliaj.
Më herët, në rrjetet sociale u shkruajt se kryebashkiaku ishte nisur për kurim më të specializuar në një spital në Turqi.