Mjaftuan disa reshje intensive të rëna sot në Tiranë që për nje kohe te shkurtër nje nga rruget ne zonen e ish-kombinatit të permbytej duke shkaktuar probleme të medha në qarkullimin e automjeteve. Kjo situatë solli akuza politike nga ish-opozita, dhe nxorri në pah një abuzim të mbartur nga ish-qeveria, vetë PD dhe LSI kur ishin në pushtet.
Bëhet fjalë për projektin japonez të kanalizimeve, për të cilin tre ish zyrtatë te Ministrisë së Transporteve në kohën e qeverisë PD-LSI janë në hetim për vjedhje fondesh. Ishin ish-kryeministri Sali Berisha dhe Petrit Vasili i LSI që akuzuan bashkinë për propagandë me investimet teksa Rruga “Misto Mame” u përmbyt nga reshjet. Por në një reagim, Bashkia e Tiranës thotë se ishin pikërisht drejtuesit e opozitës të tanishme qe në atë kohë e bllokuan projektin.
Bashkia njofton gjithashtu se po vijon me intensitet të plotë investimet në kanalizimet e qytetit.
“Dy zyrtarë të PD dhe LSI, alternativa e vetme e të cilave për qytetarët është të mbjellin dhunë dhe shkatërrim në qytet, na u shfaqën sot gjoja të “shqetësuar” pse rreshjet e dendura të shiut që ranë në pak minuta në Tiranë vështirësuan qarkullimin në një nga rrugët e Kombinat.
Sali Berisha dhe Petrit Vasili e dinë më mirë se kushdo tjetër arsyen pse në zonën e “Misto Mames”, pati probleme me kanalizimet. E dinë mirë sepse ata janë bllokuesit kryesorë të projektit japonez, që do të përmirësonte rrjetin e kanalizimeve të Tiranës, duke përfshirë edhe zonën e Kombinatit.
Sali Berisha dhe Petrit Vasili e dinë më mirë se kushdo tjetër këtë sepse të paktën 3 ish zyrtarë të Ministrisë së Transporteve (në kohën kur qeverisnin bashkë), janë kallëzuar dhe janë në ndjekje penale pikërisht për shpërdorimin e fondeve të projektit japonez, i cili duhet të kishte përfunduar në vitin 2014.
I kujtojmë Sali Berishës dhe Petrit Vasilit se me vjedhjen e fondeve të projektit që do ta bënte Tiranën me kanalizime, ish zyrtarët e tyre i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 21 milion eurosh.
Bashkia e Tiranës po vijon me intensitet të plotë investimet në kanalizimet e qytetit, por sidomos në përmirësimin e shërbimit me ujë të pijshëm për qytetarët. Tirana ua ka treguar me kohë vendin kujtdo që si alternativë ka vetëm gjumin, e këtë do ta tregojë edhe në zgjedhjet e ardhshme”, thuhet në reagimin zyrtar të Bashkisë.
Lidhur me situatën e përmbytjeve ish-kreu demokrat Sali Berisha dhe kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili hodhën akuza në drejtim të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe qeverisë duke e quajtur atë fajtore për situatën e krijuar.